Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
"I kam pasė tre vėllazėn e dy motra. Njė vėlla ma tė madh e tė gjithė tė tjerėt, mas vetes. Kishim tokė dhe bagėti shumė, e mashkuj pak. Tuj e pa nevojėn pėr fuqi punėtore, kam ndejtė pėr hir tė babės. Nuk mė ka detyrue! E kam detyrue vetveten, me ua rritė pasurinė babės e vėllazėnve. Me I mbėshtet e me ju gjetė afėr"-rrėfen Mire Metė Lajci, sot 63 vjecare. Por, ishte e vogėl atėbotė, kur nė njė rast e pyetėn si quhej dhe ajo u pėrgjigj: "Kajtaz!". Me kėtė emėr Mire Metė Lajci do tė identifikohej gjithė jetėn. Sepse, e ndjente se kishte tjera mendime dhe idetė e saj lindnin ndryshe. Babai kishte nevojė pėr tė. Shumė tokė, shumė bagėti-pak meshkuj. Pėr t'u ruajtur dhe rritur gjithė kėto duhej fuqi punėtore. Ajo mund tė bėhej njė palė krahė mė shumė. Por, pėr kėtė duhej shmangur nga qėllimi pėr tė cilin ishte krijuar! Mendime tė tilla sundonin botėn e saj tė re, ndersa mendimi i kryesor , mendimi i vetėm, njė vendim jetik: tė bėhej djalė. Tė flijohej pėr atė shtėpi, pėr atė pasuni...Pėr konakun e babės! "Qėprejse jam ba me dijtė unė e kam pasė njė rrugė. Nuk kam dijtė tjetėr as nuk kam deshtė!-thotė Mirja, sot, pas gjashtėdhjetė e tri vjetėsh. Jam rrit si bari nė bjeshkė e nė vėrri. Kam ndejtė me gjithkėnd e kurrė s'jam tutė prej kurrkujt. Pse? Kur tė hysh me njė mendje edhe ia del!" Jeta e saj qė aty mori kahje tjetėr se, ajo mori vendimin pėr tė mos u luhatur gjithė jetėn. Lėkura e femrės dita-ditės pėr tė po bėhej e huaj. Dėshirat e moshatareve, lodhėse. Paja bezdisėse. Ėndrrat nėn pėshtjellės e jelek po mbyste qė tani, pėr tė ngjallur tė tjera-nėn tirq e kapuē. Ajo u bė bari me emrin Kajtaz. Ashtu njihej nė bjeshkė e nė rrafsh. Ajo shkonte pėr dru dhe milte qumėshtin. Ajo I qethte dhentė dhe mblidhte rrėshirėn pėr kėmbėt e tyre, duart e saj tė plasaritura nga era e bjeshkės. Shpėrblimi pėr jetėn e bariut dhe tė bareshės njėkohėsisht, ishte kenaqėsia e babait, respekti I njerezve dhe nderi; arsyeja per te cilen jetonte! "Gjithe jetėn Iu kam shkue pėr fije. S'ia kam nxi fytyrėn babės as me njet e as me punė. Kam punue sa dy meshkuj, prandaj kam pasė tė drejtėn me dhanė mendimin nė odė tė burrave pėr ēdo ēėshtje tė shtėpisė. Pėr tė gjallė tė babės, edhe me e pas kthye shtėpinė me kulm teposhtė, s'ka guxue me me mė thanė kush gja.Po tash,ai iu plak e vdiē e nana pas tij,tė dy para luftės. Edhe unė sa kam rrnue,s'rrnoj". Ajo jetoi e lirė si zogu, larg cdo gjėje qė do t'ia zėntė peng lirinė. Bota e saj ishin bregoret gjelbėroshe dhe bagėtia, mes bukurive madhėshtore tė Rugovės. "Ndoshta, asht turp me thanė! Por, unė kam pasė respekt prej gjithkujt, si prej familjes, farefisit e rrethit. Kurrė s'ka guxofte kush me ma pėrmendė martesėn. As s'i kam dhanė rast kurrkujt. Ka pėrfunduar. Ka vdeke, sic vdes njeriu! A pendohem? Asnjė pikė! A mė shtyn kush me agjinue? Jo! Askush s'mė ka shty me zor edhe e ēoj deri nė fund, se e di se duhet me agjinue. Keshtu, me njė mėndje edhe kam ndejtė. Me duket pa e koritė babėn, vllaznit e as farefisin. Kurrė s'mė shkon mendja athue pse e bana, pse e humba rininė e jetėn?!"-thotė Mire Metė Lajci. Ditėt e netėt vinin tė njėjta, nė shoqėrinė e njėjtė-nė atė tė barijve. 3-400 kokė dhen- nė stinėt e ngrohta te Guri I Kuq e nė tė ftohtat, nė Malaj. Se, kjo ishte motoja e jetės sė saj! Ndėrroheshin vetėm fėmijėt, qė rriteshin pėr t'u bėrė nuse e dhėndurė. E ajo gjithnjė aty! Aty, pėr tė tjerėt, pa dashur tė shohė se nga hapat e kohės zbehej rinia, thinjeshin gėrshetat e dilnin rrudhat nė faqet e kuqe. Pa dashur t'ia dijė pėr jetėn e saj tė ndrydhur mes dy botėsh. Pa dashur ta ndjejė peshėn e flijimit tė ndjenjės sė tė qenit bashkėshorte e nėnė, pėr hir tė dashurisė ndaj familjes e konakut! Ajete Beqiraj, ZERI Javor |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |