Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Organizata joqeveritare "Across Kulture" e cila operon me fondet e qeverisė daneze, suedeze dhe tė asaj norvegjeze, me qendėr nė Kopenhagen, ėshtė e mbėshtetur nga UEFA dhe nė dhjetė vjetet e fundit organizon Shkolla futbolli nėpėr rajonet postkonfliktuoze tė Ballkanit. Ajo ka zyrat nė Shkup, nė Beograd, nė Sarajevė dhe nė Zagreb. Ndėrsa, programi 'Open fun Futboll School' ėshtė organizuar nga zyra e Shkupit, me qėllim qė pėrmes lojės sė futbollit tė bėjė afrimin e fėmijėve tė komunitetetve tė ndryshme nė Kosovė:

“Ne dėshirojmė qė fėmijėt tė mund tė luajnė, tė argėtohen. Sepse, e ardhmja iu pėrket fėmijėve-mendon Jorgen Hvidemose, anėtar I bordit tė organizates "Across Culture".

Njėsoj mendon edhe koordinatorja e programit “Open Fun Futboll School" pėr Kosovė, Afėrdita Fazliu:

" Nėse nė fytyrėn e fėmijėve sheh buzeqėshjen, unė mendoj qė ky ėshtė edhe qėllimi I programit".

Trajnimet dhe rekuzitat sigurohen pėrmes fondeve tė qeverive tė lartpėrmendura dhe UEFA-s, ndėrsa pjesa teknike e organizimit u mbėshtet nga forcat lokale. Me trajnimin e fėmijėve u morėn afro 100 trajner si dhe vullnetar tė organizatave tė ndryshme qė veprojnė nė Kosovė, me punėn e tė cileve Jorgen Hvidemose ėshtė I kėnaqur:

 "Ėshtė e mrekullueshme tė shohėsh kaq shumė trajner vullnetar tė cilėt kalojnė kohėn me kėta fėmijė dhe shoh nė sytė e tyre se ata vėrtet dėshirojnė qė kėta fėmijė t'ia dalin".

Nė kėtė project janė tė pėrshirė 1200 fėmije tė tė gjitha komuniteteve qė jetojnė nė Kosovė, si: shqiptarė, serbė, boshnjakė, turq, romė, ashkalijė dhe goranė. Prej tė gjithė kėtyre, 420 janė tė komunitetit serb. Koordinatorja e programit, Afėrdita Fazliu flet pėr raportet mes femijeve:

"Fėmija ėshtė i paprishur dhe te ai nuk sheh ndonjė ndryshim. Kur hyne nė lojė, tė gjithė janė njėjtė. Pra, jo rastėsisht u zgjodh topi I futbollit si mjet per integrim!"

Dhe kjo kishte sukses!  Sepse, gjatė kėsaj javė, pėr herė tė parė fėmijėt e tė gjitha komuniteteve qė jetojnė ne Kosovė, luajtėn bashkė brėnda njė fushe sporti. Boshnjaku Muhamet Lupnjak, ėshtė I entuziazmuar: 

"Kėto ditė ka qėnė mrekulli. Unė kam lidh shoqėri dhe kalojmė bukur. Por, mė sė miri pajtohem me shokun shqiptar, Albionin. Me komunitetet tjera nuk lidha shoqėri, vetėm sepse nuk I kemi nė grup”.

Karakteristikė tjetėr e kėtij projekti ėshtė edhe pėrfshirja e njė numri tė  konsiderueshėm tė vajzave prej moshės 10-12 vjecare nė lojėn e futbollit. Por, sipas Afėrdita Fazliut, ajo qė dallon kėtė projekt prej gjithė atyre qė u implementuan brėnda kėtyre shtatė vjetėve nga organizata tė ndryshme sportive nė Kosovė ėshtė se, ky projekt nuk pėrfundon me pėrmbylljen e kėtij aktiviteti: 

" Mund tė them se ‘Open Fun Futboll School’ ėshtė programi  I parė qė vazhdojė aq sa ne do tė kemi nėvojė qė kėta tė qėndrojnė nė Kosovė".

Fėmijėt pjesėmarrės janė tė moshės 7 deri nė 12 vjec. Duke marrė parasysh faktin se pikėrisht kėto mosha kanė qėnė dėshmitarėt me tė njomė tė konflikitit tė pėrgjakshėm tė vitit '99, nė Kosovė, Afėrdita Fazliut I jep ndjenjė tė mire loja e tė gjithėve nė tė njėjtėn fushė:

"Tė them tė drejtėn, kur kam monitoruar shkollen e parė nė Prishtinė dhe pėr herė tė parė pas shtatė vjet lufte I kam parė tė gjitha komunitetet bashkė, pėr mua ka qėnė njė ndjenjė e vecantė".

Por, kujtimet e luftės pėr fėmijėt edhe mė tej krijojnė barrierė. Avni Berisha ėshtė njė ashkalij 12 vjec, I cili ėshtė I lumtur pse gjatė lojės ka fituar kundrejt fėmijėve shqiptarė. Por, ai do tė donte mė shumė tė kishte fituar kundrejt njė fėmijė tė komunitetit serb!

 "Prejse asht ba lufta serbt I kam mėrzi. U tutsha!-thotė Avni Berisha nga komuniteti ashkalij.

Por, Faruk Berisha, 10 vjec, I po kėtij komuniteti, dėshiron tė luaje me tė gjithė dhe shpirti I tij paqsor reflekton nė cdo fjalė:

 "Me krejt asht mirė me lujt. Ma mirė me nejt shokė se me u rrah e m’u perla!"

A pritet qė nė tė ardhmen kėta fėmijė tė ndėrtojnė njė shoqėri tė shėndoshė multietnike nė Kosovė?

Sipas Jorgen Hvademose, s'ka alternative tjetėr:

"Ne nuk duhet tė humbim shpresėn asnjėherė. Gjithandej nė botė nuk ka alternative tjetėr vecse tė bashkėjetojmė dhe fėmijėt tanė tė luajnė bashkė”.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org