Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

"Juniku ka qėnė vend kufitar, ku edhe lėvizjet e qytetarėve dhe armatimi ka shku pėrmes kufirit ėshtė bėrė furnizimi, mund tė them, i tėrė Kosovės. Pėr kėtė shkak edhe ka qėnė njė zonė nė tė cilėn ėshtė ba edhe njė shkatėrrim masiv i policisė sė Serbisė dhe njė minim vėrtet i specializuar"-thotw drejtori ekzekutiv I pilot njėsisė komunale tė Junikut, Ruzhdi Shehu. Dikur, me shkollė, ambulancė e me tė gjitha kushtet pėr jetesė, ndėrsa sot veē njė zone e shkretuar dhe fushė tė minuar nga mbetjet e luftės sė fundit nė Kosovė. Tė 300 shtėpitė e banuara prej 65 familjeve me rreth 600 banorė, sot janė vetėm gėrmadha tė banuara vetėm me dy pleq nė njėrin e nė tjetrin, nga njė familje me dy fėmijė, tė cilėt ecin me katėr-pesė kilometra nė ditė, pėr tė ardhur nė shkollė. Tė zhvendosurit, qė nga vitit '99, jetojnė nė tė 120 shtėpitė e ndėrtuara pėr kolonėt serb, tė ardhur nė fillim tė viteve tė 90-ta.

Njėra prej, siē thonė ata, "refugjatėve nė shpi t'vet" ėshtė edhe GanimeteJasiqi-40 vjecare, e cila me bashkėshortin, vjehrrėn dhe tė pesė fėmijėt deri me tash ka jetuar me njė ndihmė sociale prej 75 eurosh. "Jetojmė njė jetė mesatare, vec sa pėr bukė goje. Kėtė dyqan tė vogėl e kap hap nė njė kampshtėpize. Tash me kanė ndėrpre edhe socialin dhe tetė anėtarė veē me kėtė dyqan po ekzistojmė". Pėrballė dyqanit tė vogėl, ėshtė njė radhė tjetėr shtėpishė nė tė cilat jetojnė banorėt e dy fshatrave kufitare, Jasiq dhe Gjocaj. Nė oborrin e njėrės prej tyre ėshtė njė kasolle e drunjtė. Ndonėse mesditė, nga dera e hapur shihet njė plakė e strukur nėn jorgan. Njė plakė, e cila ka harruar moshėn e saj:

"Vallahi loke nuk e di sa vjeē jam. Nuk i maj mend veē kom shumė!" Ndonėse mesditė, ajo rri e strukur nė shtrat, se as vatra e ndezur nė kasollėn e varfėr nuk zbut tė ftohtėt qė hyn nga tė carat e murit tė drunjtė: "Narth vallahi moj loke!...Po rrnojmė si faqja e zezė! Ēka me ba?! Njė vend qaty s'na nxan, rob shumė, kush s'ta din dertin!"

 Njėsoj thotė edhe Bajram Jasiqi-50 vjecar, i cili banon nė dy dhoma me tė nėntė anėtarėt e tij:  "Jepi zjem e fol sa tė duash, kurrkush nuk vjen me na pa. E baj shpinė vet, po nuk kam pare! Nėntė anėtarė familje  jetojmė nė dy dhoma. Ma zi se n'luftė. Veē si nuk kėrset pushka se krejt nė kėtė lagje, qeshtu jemi!"

Bajram Jasiqi flet pėr vėshtirėsitė e kthimit si individe, mes pyjeve tė dendura e gėrmadhave, ne ēfarė janė shndėrruar fshatrat e tyre: "Nėse bėhet tė kthehmi tė gjithė...Por, mė sė pari tė kontrollohet vendi se me shku 5-600 anėtarė familje, dy fshatrat Jasiq e Gjocaj, shpėrndahen njerėzit nėpėr fusha, njė njeri me ra nė mina, sa kushton njė jetė e njė njeriu?! Ata po i kontrollojnė malet, bjeshkėt e ku jetojnė njerėzit nuk i kontrollojnė!" Plaku 70 vjeēar, Asllan Gania nga fsahti Gjocaj, dėshiron tė rikthehet sa mė shpejt atje ku ka lėnė jetėn e tij.

 "S'ka njeri qė nuk I pėlqen vendlindja. Pa marrė parasysh nė c'kushte jeton, me vendlindjen se ndėrrohet asgjė!" Edhe Edona trivjecare, sikur ėshtė e vetdishme bukurive tė fshatit buzė bjeshkės. Ajo kujton shumė mirė njė vizitė tė shkurtėr gjatė verės, ku me tė ėmėn kish pirė uji te kroi I fshatit: "M'pėlqen shumė me shku nė bjeshkė...Shkoj me mbush ujė...Me pi ujė"

Por, sipas drejtorit ekzekutiv tė pilot njėsisė komunale tė Junikut, Ruzhdi Shehut, kushti themelor pėr rikthimin e jetės nė kėto fshatra tė bukura malore, ėshtė deminimi: "Deminimi ėshtė kusht elementar edhe pėr investime tė ardhshme. Pa njė qertifikatė nga shoqatat e specializuara tė cilat garantojnė qė kjo pjesė ėshtė e deminuar, qytetarėt nuk kanė besim tė kthehen". Pilot Njėsia Komunale e Junikut ėshtė komunė nė formim nė Rrafsh tė Dukagjinit.

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org