Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Njė rrugė zig-zage e gurėzuar tė shpien nė perėndim tė fshatit Zabllaq tė Istogut, nė fund tė sė cilės ėshtė njė shtėpi me dyer tė hekurta. Brenda tyre njė oborr gjelbėror, me lule, bimė e pemė gjithfare, e nė tė djathtė tė tij njė shtėpi e re. Njė shtepi e ngjyrosur me tė bardhė, por e veshur nė zie. "Ėshtė shtėpia e Mentorit, qė ma la shkret!"- thotė babai I Mentor Mehmetajt, njėra ndėr pesė viktimat e zjarrit nė pavionin nr. 2 tė burgut tė Dubravės, me 4 shtator 2003. Rrebelimi I tė 174 tė burgosurve erdhi si pasojė e kushteve tė kėqija jetėsore dhe e shkeljeve tė tė drejtave njerėzore, dėshmon Dibran Fylli nga Klina, njėri ndėr dėshmitarėt e kėsaj ngjarjeje. Mungesa pesėditore e ujit, sipas tij, ishte pika e fundit qė do tė mbushte kupėn. "Ne bėmė kėrkesė tek drejtoria e burgut, pėr ujin, pėr vizita tė lira, qė t'na lejojnė tė marrim pjesė nė varrimin e ndonjė anėtari tė familjes sė ngushtė. Tė gjitha kėto mungonin nė atė kohė." Me 4 shtator tė vitit 2003, pas protestės sė tė burgosurve nė Burgun e Dubravės autoritetet ndėrhynė me dhunė pėr tė rimarrė kontrollin mbi pavijonin nr. 2. Ps kėsaj shpėrthen zjari, me c'rast pesė tė burgosur humbin jetėn. Por, familjarėt e tė pesė viktimave Mentor Mehmetajt-24 vjec, nga Zabllaqi I Pejes; Ardian Thaqit-23 vjec nga Prizreni, Hamėz Hasanit-30 vjec nga Shipoli I Mitrovices; Sinan Demollit-24 vjec nga Hajvalia e Prishtinės dhe Hasan Fanajt-30 vjec nga Prizreni, janė tė bindur se bijtė e tyre nuk janė viktima tė zjarrit. Arbeni, vėllai I Mentor Mehmetajt thotė se rezultatet e ekspertizės nuk pėrkojnė me atė qė ai ka parė nė trupin e Mentorit. "Aty shkruan se ka vdekė prej tymit dhe zjarrit. Por, unė e kam pa se ka pasė edhe gjurmė rrahjeje, ka qėnė I vrarė. Kam edhe fotografi". Pėrfaqėsuesi ligjor I familjeve tė tė pesė viktimave, Tome Gashi: "Misteri mbetet, pėrse ka ndodh ajo, pėr c'arsye? Familjaret e tyre dhe unė si pėrfaqėsues I tyre se ajo ka qėnė shkelje e tė drejtave tė burgosurve, fatkeqsisht, shkelje e tė drejtės pėr jetė, sepse tė burgosurit kudo nė botė duhet tė kenė sigurinė e plotė". Dibran Fylli, dėshmitar I ngjarjes kundėrshton deklaratėn se tė pesė tė burgosurit janė viktima tė zjarrit. "Nuk ėshtė e vėrtet se ndonjėri nga tė pestėt ėshtė djegur. Ata jane viktima tė njerėzve qė sot punojnė dhe janė tė graduar nė burgun e Dubravės. Kėtė mund ta dėshmoj nė cdo prokurori". Vdiqėn apo u vranė tė pesė viktimat e 4 shtatorit tė vitit 2003? Kjo pyetje shtrohet herė pas here nga familjaret e viktimave. Por, as pas tri vjetėsh nuk marrin pėrgjigje. "Ne, familjaret e tė pesė viktimave kėrkojme qė pėr hir tonin, drejtėsia tė shpall kėtė tė vėrtet botėrisht dhe tė mos shkel mbi tė drejtat tona njerėzore e prindrore, duke bėrė kėshtu krimin e dytė ndaj nesh"-thuhet nė thirrjen e familjareve pėr drejtėsi, botuar kėto ditė nė organet e shtypit. Avokati I tė pesė familjeve, Tome Gashi, atėbotė merr njė raport nga njė komisioni I vecantė, I formuar nga kryeadministratori I athershėm. "Raporti nuk eshte dashte te perpilohet por eshte dashte qe te fillojne menjehere hetimet penale, per t'u ditur pergjegjesia dhe personat pergjegjes"-thotė avokati, Tome Gashi. Por, kėtij raporti tė Komisionit tė Dubravės - nė pėrbėrje tė Timothy Clayson, Andreas Ėeren dhe Zait Xhemailit, nuk I jane bashkangjitur provat mbi tė cilat ėshtė nxjerr raporti. A mbjell dyshim refuzimi I kopjes sė kėtij materjali pėr familjet se dikush ka arsye tė vecantė qė tė hesht kėtė rast? "Ėshtė e sigurt se kanė kaluar tri vjet dhe ky materjal nuk iu dorėzohet familjarėve. Kjo na pėrkujton kohėn e komunizmit, kur komisionet kanė vendos pėr qėshtjet madhore." Dibran Fylli nga Klina, ėshtė I bindur nė atė qė ka parė: " Pėr hir tė sė vėrtetės them se Hamėz Hasanin nga Mitrvoica e kam pa me sytė e mi, gjallė e shėndosh nė oborrin e pavionit nr. 2 tė burgut tė Dubravės. Se si ndodhi qė Hamza tė jetė I djegur, unė nuk e kam tė qartė!" Avokati Tome Gashi pohon se pėrgjegjėsit dihen, por mungojnė provat. "E dimė kush ėshtė pėrgjegjės, por nuk kemi prova. Pra, tani jemi nė luftė pėr tė siguruar provat materjale pėr kėtė ngjarje... Dmth. cka ka ndodh? Pse ka ndodh? Me lėshimet e kujt ka ndodh? Atėherė do tė kemi identitetin e pėrsonave pėrgjejges dhe me siguri qė kėta njerėz do tė pėrgjigjen para drejtėsisė." Ndėrsa, babai I Mentor Mehmetajt nga Zabllaqi I Istogut, gjithė cfarė do tė dijė ėshtė: "Vetėm du me e ditė, pse na mbyti me duar lidh? Nėqoftėse ka drejtėsi, pasha Zotin, tokėn kam me e shit e pa e zbardh nuk e la!" Ajete Beqriaj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |