Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Qeveria e Holandės mundėsoi ndėrtimin e 29 shtėpive nė rajonin e Pejės. Ndėrsa, realizmin e kėtij projekti prej tė cilit pėrfituan 24 familje tė komunitetit rom dhe egjiptas, si dhe katėr familje shqiptare e mundėsoi Keshilli Danez per Refugjatė(DRC). Sipas Gani Toskės, Zyrtar pėr Marrėdhėnie Ndėrnacionale, nė Kuvendin Komunal tė Pejės, njėra ndėr arsyet kryesore qė ndikoi nė moskthimin e romve dhe egjiptasve nė Kosovė nuk ėshtė vetėm shhkatėrrimi I vendbanimeve dhe infrastruktura, por "janw "deklaratet e gabuara tė popullit, qė sipas tyre romėt dhe egjiptasit kanė bashkėpunuar me serbėt".

Kėto familje pėr shtatė vjet qėndruan larg trojeve tė tyre dhe farefisit. Qeveria e Malit tė Zi iu ofroi strehim, ushqim, ndihmė shėndetsore dhe ligjore. Por, egjiptasi Shkėlzen Rama, 48 vjecar, ėshtė I bindur se egjiptasit dhe romėt e ikur, kanė pasur edhe arsye tė bėjnė njė gjė tė tillė. Ai habitet se si mund tė anashkalohet vetėm pėr faktin se nuk ka braktisur Kosovėn?

"Pse dikujt pėr shembull ia marojnė shpinė kur ai ka vjedh e ka ba tana tė zezat? Atij ia marojnė shpiat, ia binė kauqat, ia binė tana sendet e neve si kemi mbet kėtu, neve hiq kurrkushi s'na  kqyr me sy?"-habitet Shkėlzen Rama,"Dmth. Vec pse po kthehen prej Malit te Zi e prej Serbisė, pėrnjėherė kanė ma shumė pėrparėsi se sa na qi kemi mbet nė Kosovė?"

Valdet Palaci, 22 vjec, ka ikur nė Nikshiq para tetė vjetėsh. Ndėrsa, para tre muajsh ėshtė rikthyer nė Kosovė, nė pritje tė pėrfundimit tė shtėpisė. Ai brėnda kėsaj kohe, me familjen e tij pesė anėtarėshe dhe me babanė invalid, ka jetuar tek axha I tij, vet I 13-ti anėtarė, ku me punėn qė bėnte ka mundur tė sigurojė vec kafshatėn e gojės.

"Dilshim kapak punojshim me do hekra e qeso senesh. Pėr me hangėr kena pasė"-thotė Valdeti, I cili e ka fjalėn pėr hekurishtat e shtėpive tė djegura, burim ky ndėr mė tė shpeshtėt I kėtyre komuniteteve, tė cilat pėrditė mund tė vėrehen nėpėr rrugėt e rajonit me qerre kuajsh.

Nepe Regjepi ėshtė njė e ve 51 vjecare,  nėnė e tre femijėve, e cila pas rrėnimit tė shtėpisė gjatė luftės, jeton nė njė shtėpi tė huaj:

"Edhe unė nuk kam shpi, edhe unė rri nė shpia tė huaja. Unė jam muzikante, defatore".

Tė qenit 'tupanxhi' e 'defatore' ėshtė njė burim tjetėr jetese pėr romėt dhe egjiptasit. Por, se Nepa nuk ėshtė e vetmja muzikante nė kėtė lagje e cila mban familjen, sic thote ajo, "me rreth tė defit", na bind zėri I njė ashkalie tjetėr nė shtėpinė matanė, I cili me gjithė zemėr kėndon njė kėngė burimore shqipe I pėrcjellur nga rėnie tepsie dhe zėra tė hareshėm fėmijėsh.

Gjallėria e tipike e lagjeve egjiptase ndjehet nė cdo kėnd. Por,  kėnga nuk mbyt gjithnjė hallet e jetės. Gjyle Dautaj, 45 vjecare dhe nėnė e shtatė fėmijė, sikur kėrkon shpėtim duke na u rrėfyer:

"Burri s'mė punon kurrkund. Djalin e kam invalid. Ndihmė sociale nuk kam. Me dy dhoma jam tuj jetu, me 13 anėtarė, me dy dhoma jam". 

Kjo grua e re ėshtė e mllefosur nė institucionet tona, tė cilat nuk I marrin parasysh, me arsyetimin se nuk kanė qėnė tė ikur nga lufta:

"Jam drejtu gjithkah, jo nuk je kanė e ikėn gjatė luftės. E nėse kėta gjatė luftės janė kanė tė ikun, kėtyne tonve ju kanė marue na cka jena konė kėtu, q'I s'kena lujte hic, neve krejtve na kanė lanė nė kasolle!"

Gani Toska, I cili ėshtė edhe Kryetar I Iniciatives sė Romėve tė Kosovės mendon se nuk ka barazpeshe nė mes tė komuniteteve pakicė, duke pėrmendur ndėrtimin e 50-60 shtėpive pėr komunitetin serb nė komunėn e Pejės, gjysma prej tė cilave edhe mė tej janė tė zbrazta. Pėrderisa Shkėlzen Rama ėshtė I bindur se ka dallim tejet tė madh:

"Numėr njė, kanė pėrparesi serbėt. Ata s'janė shumicė. Shumicė jemi na! Njė familje jona ėshtė 15 anėtarėshe kurse ata janė katėr e pesė, por kanė vleftė mė tė madhe, sepse jane serb! E neve: Hajt more ti magjup. Ti s'ki asnjė tė drejtė!" Si shiptari si shkau e thotė kėtė. "Ti je magjup. Hajt shko n'shpi!" Ai serbi thote: "Hajt cigane, idi kuci. Nema za tebe nishta!" E na atėherė, ku me mbet na?"

Pėrgjigjen ia jep zėri I egjiptasit, I cili I kėndon kohės qė po ikėn, pa dashur tė pyes se, nw  i mbetet prej jetės vec kėngės nėn kulmin e kasolles sė tij tė vjetėr?

"O I lumi unė   qė I bana tridhjetė vjet-eeee..."

Ajete Beqiraj,Dojce Vele

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org