Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Interesimi I investitorėve tė Gjermanise ėshtė I pėrqėndruar nė prodhimet, tė cilat mungojnė nė tregun e Kosovės, si: riciklimi I mbeturinave dhe prodhimi I biotizerit nga ky riciklim, prodhimi I pllakave tė ndryshme nga betoni, etj. Por, kohėve tė fundit, Kosovės I ėshtė ofruar njė projekt nga njė kompani gjermane e cila nė bashkėpunim me disa kompani nga Zvcira dhe nga Franca, kanė themeluar njė konzorcion pėr ndėrtimin njė sėrė fabrikash. "Emrat e kompanive do t'I bėjmė publike mė vonė dhe pėr hir tė mbarėvajtjes sė procesit nuk do tė jepja detale. Por, nėse ne arrimė qė t'i organizojme bisedimet me palėn gjermane rreth projektit, atėherė ju sigurisht do ta keni serish ekskluzivitetin e lajmit"-thotw Ejup Fejza, shef I Agjencisw pėr Promovimin e Investimeve, nė Kosovė: Kėtė projekt, shuma e tė cilit parashihet tė kap shumėn prej 3 miliarde eurosh, ministri Dugolli ia paraqiti kabinetit qeveritar. Kryeminsitri Qeku u pajtua qė ta detalizojė projektin, me c'rast formoi njė komision prej katėr anėtarėsh I cili pėrfshin: njė kėshilltar tė kryeminstrit, njė zyrtar nga ministria e energjisė dhe minierave, njė zyrtar nga ministria e financave si dhe shefin e Agjencisė pėr Promovimin e Investimeve tė Kosoves, Ejup Fejzėn, I cili sjell njė njoftim pėr projektin: "Janė katėr fabrika, si: fabrika pėr pėrfitimin e siliciumit, fabrika pėr ndėrtimin e bazės sė pllakėzave solare, njė tjetėr e cila lidhet me siliciumin dhe pllakėzat solare pėr tė pėrfunduar kėtė zingjir me fabrikėn pėr ndėrtimin e paneleve qė pėrdoren pėr energji solare, si alternativė pėr ngrohje. Ky projekt do tė analizohet nga komisioni I formuar, me c'rast do tė ftohen kompania gjermane Solsstice-iniciatore e kėtij projekti, qė sė bashku tė bėhet parashtrimi I kushteve dhe gjetja e mundėsive qė ky projekt tė jetė sa mė I realizueshėm. Sipas Ejup Fejzės, ky projekt pėrvec vlerės financiare ka edhe njė vlerė politike, pėr tė treguar se Kosova ėshtė njė vend tėrheqės pėr investime. "Ky projekt ka njė vlerė kapitale por e ka edhe njė rėndėsi jashtėzakonisht tė madhe, sepse sipas disa tė dhenave qė ne kemi, nė Gjermani, Kosova llogaritet si njė pikė e kuqe ose si vend I rrezikshėm pėr investime". Me kėtė rast, z.Fejza potencon hapjen e vendpunimeve tė reja, shifėr e cila do tė ndikojė dukshėm nė zvogėlimin e papunėsisė nė Kosovė. "Ky do tė jetė njė angazhim jashtėzakonisht I madh I fuqisė punėtore. Nė prodhim tė drejtpėrdrejt parashihet shifra deri nė 2000 punėtorė. Kurse, nė fazėn e ndėrtimit tė fabirkave e cila do tė zgjas tre deri nė katėr vjet, parashihet punėsimi I rreth 7.000 deri nė 10.000 njerėz". Z.Fejza ėshtė I sigurt se Kosova mund tė garantojė siguri pėr kapitalin e huaj qė do tė investohet pėrbrenda saj. "Kosova mund tė ofrojė siguri, sepse kėtė ua garanton ligji pėr mbrojtjen e investimeve tė huaja-ligj, tė cilin e ka miratuar parlamenti I Kosovės. Dhe, ju e dini se, asnjė ligj I Kosovės nuk kalon pa u nėnshkruar edhe prej pėrfaqėsuesit special tė sekretarit tė pėrgjithshem. Kjo don tė thotė se edhe ligji I mbrojtjes sė invesimteve tė huaja ėshtė nė pėrputhje me ligjet e BE-sė pėr tė mbrojtur dhe garantuar investimet e huaja". Njė investitor tjetėr vjen nga Britania ka shfaqur interesim pėr ndėrtimin e njė fabrike pėr fijet fibrike tė qelqit, ku si rajon mė me interes brenda Kosovės ėshtė piketuar ai I Pejės. Ejup Fejza sjell hollėsi: "Pritet ardhja e ekspertėve nga Britania e madhe qė tė analizojė mundėsitė qė ofron Kosova, sepse pėr njė fabrike tė tillė nevojitet shumė lėndė e parė. Dhe, nėse Kosova s'mund ta ofrojė, atėherė lėnda e parė do tė mblidhet nga vendet e rajonit dhe fabrika do tė ndėrtohet nė Kosovė". Ajete Beqiraj,Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |