Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Rrėmbimi i udhėheqėsit shpirtėror Osama Mustafa Hassan alias Abu Omar, prej Milanos nė Egjipt ka qenė njė kohė tė gjatė temė kryesore nė Itali dhe ka rėnduar raportet e saj me SHBA-nė. Burime jozyrtare nė SHBA thonė se shėrbimi sekret italian ka qenė i njoftuar para rrėmbimit. Abu Omar u arrestua si i dyshuar pėr terrorizėm dhe u mbajt nėn arrest nė pajtim me ligjet italiane kundėr terrorit. Nga ana italiane kjo refuzohet me kėmbėngulje. Prokurorėt e drejtėsisė italiane thonė se rrėmbimi i klerikut ėshtė shkelje serioze e sovranitetit italian dhe ka vėshtirėsuar hetimet mbi terrorizmin. Imamit egjiptian tė njė xhamie tė Milanos, Abu Omar me 17 shkurt tė vitit 2003 nė qytetin verior tė Italisė, iu kėrkuan dokumentet nga dy burra qė flisnin italisht. Pak pas kėsaj u rrėmbye dhe me njė avion tė bazės ajrore amerikane, u bart nė Egjipt pėr t'u marrė nė pyetje. Duke iu referuar raporteve tė mediave italiane, nė njė burg tė Egjiptit, i rrėmbyeri i ėshtė nėnshtruar torturave tė rėnda. Autoritetet italiane tė drejtėsisė kanė kėrkuar ekstradimin e 22 agjentėve tė CIA-s tė dyshuar pėr organizimin e kėtij rrėmbimi, qė nė fillim tė vitit. Me lėshimin e urdhėrarrestit evropian tė dyshuarit mund tė kapeshin nė ēdo shtet tė Bashkimit Evropian. Nė korrik, kryeministri Silvio Berlusconi thirri ambasadorin amerikan nė Itali dhe i kėrkoi atij qė Shtetet e Bashkuara tė respektojnė plotėsisht sovranitetin e vendit tė tij. Ndėrsa, kėtė javė ai shprehu edhe publikisht dyshimin se ka diē tė vėrtetė nė akuzat kundėr CIA-s. Rasti pėr rrėmbimin e imamit po hetohet edhe nė Gjermani. Kjo, ngaqė gjatė bartjes sė tij nė Egjipt, avioni ka bėere njė ndalim tė ndėrmjetėm nė bazėn amerikane Ramstein. Prokuroria e Zėeibrückenit nė Rheinland-Pfalz ishte veēanėrisht e interesuar se kush ishte me tė nė avion-thotė prokurori, Eberhard Bayer. Tė 22 bashkėpunėtorėt e goditur tė CIA-s kishin status diplomatik nė Itali. Rezidenca e Osama Mustafa Hassan Nasrit-i njohur si Abu Omar, ėshtė e panjohur. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |