Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Projekti ballkanik pėr "Parkun e Paqes" ka pėr qėllim mbrojtjen e mjedisit, stimulimin e punėsimit lokal, ndėrtimin e turizmit tė qėndrueshėm nė rajon e mbi tė gjitha, krijimin e kushteve pėr banim pėr popullatėn lokale nė zona tė larta malore. Ai ėshtė i fokusuar nė krijimin e tri 'Parqeve tė ndara nacionale' nė fqinjėsi me njėra mė tjetrėn qė kapin Bjeshkėt e Nemuna - Kosovė; Theth -Valbonė- Shqipėri dhe Prokletije - Mali i Zi. Majėn mė tė lartė e pėrbėn Jezerca nė Shqipėri me lartesi 2693 m., Gjeravica ne Kosove me lartesi 2656 m. si dhe Kolates ne kufirin e Malit te Zi ,me 2555 m. lartesi. Nė kuadėr tė kėtij projekti qė nga viti 2001 zhvillohet edhe "Rrugėtimi i Gjatė pėr Paqen", organizuar nga Grupi Vullnetar pėr Ruajtjen e Ambientit,(ERA)"Environmentally Responsible Action Group" si dhe Istituti Ballkanik pėr Kėrkim dhe Zhvillim (BIRD)Balkan, "Institute for Research and Development". Nė kėtė rrugėtim zė fill edhe ideja pėr realizimin e dokumentarit "Rrugėtimi i gjatė pėr paqe", i regjisorit Fatos Lajēi, sepse: "Unė kaloj njė kohė tė gjatė nėpėr bjeshkėt e Kosovės, Malit tė Zi dhe tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė pjesė e pasionit tim. Dhe nė vitin 2001, pasi qė kuptova se bėhet fjalė qė territori malor i Kosovės Malit tė Zi dhe Shqipėrisė tė shndėrrohet nė njė zonė tė lirė tė lėvizjes, atėherė edhe e pėrqafova kėtė projekt"-thotė Fatos Lajēi, regjisor i kėtij dokumentari. Nė projektin "Rrugėtimi i gjatė pėr paqe" ēdo vit marrin pjesė rinia e Ballkanit, organizatorėt, komunitetet lokale si dhe vėzhguesit ndėrkombėtar, pėr tė promovuar kėshtu lėvizjen e lirė, shkėmbimet kulturore dhe zhvillimet e qėndrueshme nė rajonin kufitar nė mes tė tė tria vendeve. Ndėrsa filmi dokumentar i shfaqur tė hėnėn, si njė vėzhgues i vlerave tė pėrbashkėta natyrore, kulturore dhe i trashėgimisė historike, me njė gjuhė mė vete dhe me njė pasqyrė tė qartė realiteti shfaqi dėshirėn pėr jetė nė paqe si dhe afrimin miqesor tė vizitorėve me kėto treva mikpritėse malore. "Dokumentari thėrret qė siguria nė rajon tė mos konsistoj nė kufij tė mbyllur dhe ndarje tė vazhdueshme tė popujve nga njėri-tjetri, por nė njė bashkėpunim me projekte tė merituara dhe tė suksesshme nė interesin mė tė mire pėr secilin"- thotė Fatos Lajēi. Gjatė periudhės sė luftės sė vitit '99, pasoi njė valė e madhe e shpopullzimit tė kėtij rajoni. Shpyllėzimi i pyjeve tė Kosovės vazhdon edhe mė tej si pasojė e korrupsionit, pėrderisa gjuetia e egėr po ndikon nė mėnyre drastike nė zhdukjen e disa llojeve tė kafshėve tė cilat jetojnė nė kėto zona. Edhe nė Shqipėri, sidomos prej krizės ekonomike tė vitit 1997, popullata ka filluar largimin masiv nga zonat e larta malore. Disa lėvizje nė ndėrtimin e infrastruktures rrugore janė mė shpresėdhėnėse pėr lehtėsimin e jetės nė kėtė rajon. Ndėrkohė qė nė Malin e Zi, situata ėshtė mė e mirė ngaqė rajoni ėshtė i dendur me popullsi dhe i pasur me vlera tė ndryshme kulturore. Ndėrsa, sipas z.Lajēi: "Dokumentari me karakterin e tij vjen shumė mė afėr secilit individ, organizatė dhe qeveri e kombėsi. Ėshtė diēka humane, njerėzore e zhveshur prej komplekseve politike". Dokumentari "Rrugėtimi i gjatė pėr paqe" synon senzibilizimin e opinionit tė kėtyre trevave pėr pėrkrahjen e kėsaj ideje, me qėllim qė tė afrojė njerėzit, tė ruaj trevat dhe tė krijojė kushte pėr jetesė. Pas premierės nė Prishtinė, sė shpejti pritet tė shfaqet edhe nė Tiranė dhe nė Podgoricė. Ajete Beqiraj, Dojce Vele |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |