Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Ajo edhe i dha kurajo, duke i gjetur poezi t'i recitonte fillimisht nė klasė, me rastin ditės sė ēlirimit e nė organizime tė ndryshme, pėrpara gjithė auditorit tė madh nė qytezėn e vogėl tė Lushnjės. Dhe, kėshtu shkallė-shkallė filluan angazhimet edhe nė grupin amator tė qytetit jashtė orarit tė mėsimit, ku luante role te vogla, ndonjė pak mė tė madh e merrte pjesė edhe ndonjė turne. Seksioni i Lushnjės i ēoi pėr njė kurs nė Liceun Artistik,(i cili tashmė nuk ėshtė mė!) ku u paraqit me pėrgatitjet e athershme modeste me dy poezi. Kėtu edhe fillon jeta e artit drejt tė cilės do ta udhėheq pasioni ndaj tė bukurės sė tij."Kėtu mė ėshtė vrarė edhe gjumi nė kuptimin mė tė bukur, sepse aty pėr herė tė parė e shikoja njė film. Dhe rolin kryesor tė asaj vajze e sillja te vetja dhe veten e coja te roli, i cili ishte njė dialog i ēiltėrt dhe shumė i bukur. Mė dukej i parealizueshėm!"-thotė aktorja e shquar Margarita Xhepa.

Mirėpo, nuk ishte vetėm instinkti qė njeriu ndjen brenda vetes ai qė ia krijoi vetbesimin, por ishin edhe regjisorėt e paharruar qė e inkurajuan, ndėr tė cilėt kujton kryeregjisorin e Teatrit Popullor, Pandeli Stillu, si nje regjisor sa mjeshtror poaq njerėzor. Ishte pėrkrahja e pėrhershme e bashkėshortit Xhavit Xhepa, aktor dhe kėngėtar dhe mirėkuptimi i tij. Sepse, duke qėnė artist ai e kuptonte se Margarita duhej tė bėnte rolet qė i ofroheshin,e tė cilat ishin brenda karakterit dhe moshės sė saj.

"Eh! Flijime,lodhje,mundime,shqetsime shumė-ofshan artistja e madhe.Unė jam dhe njė nėnė! I kam rritur tre djem dhe e kam pasur shumė vėshtirė, se nuk kam pasur njė ndihmė nė shtėpi. Kur kujtoj se si ia kam dalur mendoj sa i fortė qenka njeriu. Por, ėshtė i riu i fortė se nė kėtė moshė nuk e pėrballon dot. Rinia ka forca tė jashtėzakonshme. Natė pėr natė shfaqje, pėrkrah obligimeve familjare paradite prova .Por kisha edhe njė burrė tė mrekullueshėm, i cili jo vetėm mė  frymėzonte nė profesionin tim dhe me inkurajonte, por edhe mė ndihmonte. Herė-herė thosha se nuk do ta marr kėtė rol, sepse do ik nga Tirana dhe do t'iu lė keq". "Jo!-mė thoshte-Ne do vuajmė pak, por ti rolin do ta bėsh!" Dhe, kur e mbaroja filmin mė thoshte: "Ja. Ne vuajtėm njė ēik por e kapėrcyem dhe ti e fitove rolin!"- rrėfen Margarita Xhepa,e cila edhe sot kujton se pa kėtė mjedis familjar dhe pa mbėshtetjen nė punė, nuk do tė kishte forcė tė kapėrcente kėto vėshtirėsi.

 Por, ėshtė edhe njė flijim qė mund ta bėj vetėm ajo qė harron veten pėr tė tjerėt. Dhe, kėto virtyte tė pamohueshme tė menēurisė, tė urtėsisė e tė thjeshtėsisė janė mbi tė gjitha tė nėnave shqiptare pėr tė cilat aktorja i thėrret me vargjet e poetit shkupjan Murat Isakut, "Nėna me shtatė zemra", duke thėnė se ai pėr kėto vargje u frymėzua pikėrisht nga ky truall i shėndetshėm i nėnave shqiptare. Por, pas cdo flijimi vjen shpėrblimi. Dhe,bekimi mė i mirė pėr dashurinė ndaj artit ishte bartja e genit tė artistit nė njėrin nga tė tre djemt. Aktori i mirėnjohur pėr publikun mbarėkombtar Ndriēim Xhepa, ėshtė njėra ndėr dėshmitė mė tė forta por edhe mė tė bukurat, se ligji i trashėgimisė nuk mohohet."Ky ėshtė njė gėzim pėr mua, jo vetėm si nėnė por edhe si aktore. Mė jep emocion tė bukur, qė njė nga fėmijėt e mi i shėrben artit, sigurisht, me dinjitet!"-thotė aktorja nėnė, nė zemrėn e sė cilės ka vend pėr tė gjithė. Sepse, ngrohtėsia qė reflekton pėrmes ekranit ėshtė vetėm njė pikė nga e gjithė njerėzia e shpirtit tė saj!

Margarita Xhepa hyri nė detin e artit vetėm me dashurinė e jashtzakonshme ndaj tij. Prandaj ėshtė e lumtur pse sot aktorėt e rinj kanė mundėsi mė tė mėdha, pasuri morale e intelektuale me tė cilat vinė. Dhe i kėshillon qė ta duan artin, tė bėhen njė me tė. Tė jenė gjithmonė kėrkues dhe tė mos kėnaqen kurrė. Sepse: "Arti i ka majat e larta. Lum kush punon dhe gėrmon se do gjėj gjėra tė bukura. Magjia dhe tė fshehtat e artit janė sikur miniera e thellė, qė duke gėrmuar gjithnjė do gjesh diēka. Kėshtu i kėshilloj qė ta duan profesionin e tyre. Mos ta shikojnė si njė rrogtar pėr tė marrė njė rrogė. Ta harrojnė anėn materiale. Ne kemi punuar pa asnjė shpėrblim, vetėm me kėtė dėshirė. Shpeshherė na thonė mua ose edhe kolegėve tė mi: "Brez i humbur. Nuk fituat asgjė!" Por jo. Kjo s'ėshtė e vėrtet. Kemi fituar shumė! Kur i shikoj filmat e mi,them:"Shyqyr qė e kam bėrė,pavarėsisht qė s'jam shpėrblyer! Ata do tė ndjenjė kėnaqėsinė e punės me kalimin e viteve. Por, tash duhet tė kenė pėrgjegjėsi karshi asaj qė marrin. Ta zaptojnė dashin pėr brirėsh. Kėshtu duhet tė punojė njeriu, them unė!"-thotė Margarita Xhepa, e cila edhe kur sheh frutin e punės nuk mund tė rrijė nė paqe me ndjenjėn se paska bėrė dicka. Me faktin se paska bėrė madje shumė pėr njė jetė tė vetme! Sepse, edhe me 70 vjetėt e saj ajo vazhdon tė jep nga shpirti i pashterrshėm i artistit, si shembulli me i vlefshėm pėr brezat e rinj. Dhe, formula e kėtij suksesi nuk ėshtė sekret sepse vetėm me dashurinė ndaj profesionit ajo erdhi deri kėtu. Njė pasion pa hile ashtu "si do nėna evlanė". Me kėtė dashuri tė pakrahasueshme tė nėnės ndaj fėmijės, ajo i kapėrceu tė gjitha hallet familjare, oligimet si nėnė, si grua sepse predominonte pasioni ndaj punės.Ajo gjithnjė iu qas punės me njė dashuri tė jashtėzakonshme, pėr tė bėrė diēka tė dobishme pėr vete por edhe pėr tė tjerėt.

Dhe, ishte kjo punė intenzive qėkur ishte e re qė ia dha kėtė figurė ndaj tė ciles publiku ka ēdo respekt. Ishin ato role tė interpretuara nė saje tė asaj dashurie dhe ndėrgjegja profesionale, se:"Cdo njeri kur bėn njė punė ai do tė zbardh faqen e vet. Sepse kjo punė nuk ėshtė vetėm imja, ėshtė e tė gjithėvė. Do t'iu servohet spektatorėve! Kėtė qė e bėn arti nuk e bėn askush. Me njė koncert, me njė dramė, me njė film, njeriu bėn njė politikė madje tė madhe. Ky ėshtė njė mesazh i fuqishėm pėr brezat qė vinė. Dhe, kjo pėrgjegjėsi sot ėshtė rritur mė shumė se asnjėherė, sepse tash kemi thinja nė kokė dhe nuk na falet qė tė dalim para spektatorit tė papėrgatitur!"-pohon ajo.

Margarita Xhepa i pėrket njė brezi tė papėrsėritshėm aktorėsh.Ajo mbeti njėra ndėr figurat mė tė ēmuara tė teatrit dhe filmit shqiptar. Me ēdo rol u mishėrua duke e bėrė pjesė tė veten. Ndėr rolet e saj tė realizuara me sukses ėshtė edhe ai nė filmin "Dimri i fundit", nė tė cilin me 42 vjetėt e saj luajti moshėn 60 vjeēe  e sidomos roli nė filmin "Toka e pėrgjakur", tė cilin e fut brenda vetes si njė skenė tė jetės. Dhe, ky intepretim i suksesshėm nuk ishte vetėm skica qė bėn aktori pėr tė krijuar biografinė e rolit.

Ajo tė gjitha kėto i kishte pėrbrėnda, sepse:

"Pėr mua ky rol ishte i freskėt! Unė i kisha parė,i kisha,lexuar dhe pėrjetuar vet kėto ngjarje. Se kjo nėnė, kjo grua e varfėr qė rrit ata fėmijė nė atė varfėri tė skajshme, nė atė shtypje do tė thosha, nuk gėzonte asnjė tė drejtė qė tė kishte atė copė tė tokės sė vet, atė vijėn e ujit, qė nė fund tė fundit ishte e saja. Se, atė ia privonte beu. Tė hysh nė ngjarjen e rolit, ky ėshtė personazhi! Kėshtu qė unė e pėrjetova atė dhimbje tė kėsaj gruaje, jo duke qarė burrin por duke mallkuar:"Tė vrau beu, tė vrau katili, pėr njė vijė uji pėr- njė copė toke!"Pra ishte njė protestė, njė klithmė, njė mesazh i fuqishėm qė:"Boll mė. Kur do tė marri fund pėr popullin tonė?!" Dhe, unė e pėrjetova si Margaritė, si nėnė, si grua qė merr pjesė nė dhimbjet e kėtyre grave. Pra, ka qėnė ky bagazh, ky material qė neve artistėve nuk na falet tė mos e pėrjetojmė !"-thotė kjo figurė e pazėvėndėsueshme e kinematografisė shqiptare.

Nė vazhdėn e karrierės artistike ishte edhe filmi i suksesshėm "I dashur armik", ku luan rolin e Nėnėmadhes nga lashtėsia. Pėr t'i qėndruar sa mė besnik kohės kur edhe u zhvillua ngjarja, Nėnėmadhja mban dy shami nė kokė. Por, angazhimi saj nuk mbetet kėtu! Se, edhe kur nė epiqendėr tė filmave janė moshat e reja, kur ėshtė fjala pėr moshėn e vjetėr angazhimi i saj nuk mohohet. Sepse, arti ka nevojė pėr moshė. Spektatori do qė nė skenė moshen ta luajė mosha. Ai nuk do qė tė shtrėngohet njė aktor i ri tė luajė tė moshuarin. Atė nuk pretendon ta bėjė as aktorja e madhe shqiptare, siē nuk ka pretenduar tė luaj kur ishte e re njė mė tė moshuar.

"Ć‹shtė njė falsitet para vetes, para partnerit, por mbi tė gjitha para spektatorit. Unė jam e lumtur qė nė kėtė 70 vjetor qė ju mė pėrgėzuat, pėrveē rolit tė Nėnėmadhes nė filmin "I dashur armik" unė pata dhe njė rol tepėr tė dashur nė njė pjesė teatrale shumė tė suksesshme "Streha e tė harruarve" qė u dha para pėrmbylljes sė sezonit. Ć‹shtė shkruar nga i mirėnjohuri Ruzhdi Pulaha dhe ėshtė njė ide shumė e bukur e autorit, i cili ka jetuar gjithmonė me shqetsime tė skenės dhe pėr brezin tonė ka shumė respekt. Kėtė pjesė teatrale, tragjedi-komedi, ai e shkroi me rastin e 60 vjetorit(24 maj). Ngjarja zhvillohet nė njė azil pleqėsh, me njė brez tė harruar jo vetėm aktoresh por profesionesh tė ndryshme ku krijohet njė lloj dialogu i bukur jetėsor dhe nje lloj konflikti me probleme sociale qe na rrethojnė. Kemi aktor kryesisht tė vjetėr dhe ne punuam me atė pasion qė e karakterizoi brezin tonė. Pjesa na doli mjaft mirė dhe spektatori na dha duartrokitjet, sepse aty vėrtet shohin gjithė ato qė na rrethojnė. Nė Tiranė ėshtė pėlqyer shumė. Por, kemi njė pėrshpėritje tė bukur nė vesh qė do na bien edhe nė Prishtinė. Do gėzohem shumė!"-thotė aktorja, e cila kujton me dashuri ardhjen e saj tė parė nė Kosovė.

"Kur nė vitin '71 pėr herė tė parė erdha nė Kosovė dhe degjova kosovarėt tek flasin, kam thėnė:"Uaah!Po kėta ditkan shumė bukur shqip!"Dhe kjo ėshtė shumė e dhimbshme, sepse kėshtu ishte rrėnjosur tek unė, pse mos ta them? Une i dua kosovarėt. Kam respekt tė madh pėr tė gjithė artistėt e sidomos, pėr poetėt e mrekullueshėm qė janė atje,pa pėrmendur emrat se ata me krijimet e bukura e kane evidentuar veten. Unė i kam pėrcjellė dhe do t'i pėrcjell vazhdimisht, sepse krahas roleve nė kinematografi dhe teatėr e kam dashur dhe e dua shumė poezinė dhe poetėt tonė tė mrekullueshėm siē thotė Dritėroi jonė i madh:"I dua, i dua poetėt me zemėr tė gjėrė sa deti". Ata nėpėrmjet poezive japin njė mesazh tė mrekullueshėm. Secila prej tyre ka historinė dhe bukurinė e vet, dhe mua mė ka dhėnė shumė kėnaqėsi.Aq mė shumė kur ajo mė nuk po mbetet e vdekur vetėm nė libra.Ajo ka marrė jetė!"

Margarita Xhepa jo  vetėm filmin por edhe poezinė e deshi shumė. Nė ēdo kohė e nė ēdo vend,me zėrin e saj u mundua t'i jep shpirt e jetė dhe edhe me 70 vjetėt e saj mbeti e lidhur me poezinė poaq ngushtė sa dikur kur ishte vetėm njė ēuperline nga Lushnja.Dhe,ishte pėrkushtimi ndaj ēdo pune ai qė e ngriti ne maja dhe ia i ofroi respektin i tė gjithė atyre qė i njeh e nuk i njeh.Kėnaqėsia qė ia jep publiku ėshtė kuptimi qė e mbajti tė gjallė nė skenė.Kjo dashuri qė ndjen nė mesin e tyre i krijon njė ndjenjė hyjnore,e cila ploteson zemrėn e dėshėruar dashurisė njerėzore.Sepse,ajo e di se kjo ėshtė pasuria mė e madhe e artistit!

Artistja e madhe Margarita Xhepa,ėshtė e lumtur pėr bashkėpunimin e ngrohtė qė po fillon mes shqiptarėve kėndej dhe matanė kufirit.Ajo flet me emocion pėr teatrin dhe filmin kosovar,duke kujtuar kėshtu prezantimin e mrekullueshėm te aktoreve kosovar nėpėr festivale tė ndryshme,si:nė "Festivalin Kombtar-Nderkombtar" nė Elbasan;"Festivalin e aktorit" nė Fier;"Festivalin Klasik"nė Butrint,; Festivalin e Komedisė" nė Korēė,etj.Mirėpo si dėshmi e kėtij bashkėpunimi tė frytshėm ėshtė edhe premiera e filmit tė fundit "I dashur armik"e cila u shfaq nė Prishtinė.Njė film me skenar tė shkrimtarit tė mirėnjohur Dhimitėr Xhuvanit dhe i realizuar me mjeshtėrinė e regjisorit tashmė tė mirėnjohur Gjergj Xhuvanit.Njė film tepėr interesant,me pėrmasa qė arriti performanca mjaft dinjitoze.Po ky film mori pjesė edhe nė njė festival nė Sarajevė ku u prit poaq mirė.Pėr kėtė dėshmojnė fjalėt me konsideratė tė kritikėve atje e kėtu si dhe artikujt qė janė shkruar pėr tė.

"Ka njė temė tepėr interesante,njė fenomen shqiptar tė madhėrishem,qė ndoshta bota nuk e ka bėrė. Qė nė atė varfėri,por nė atė fisnikėri tė madhe,nė gojė tė ujkut(qė atėherė ishte gjermani),shqiptari ka strehuar qifutin, italianin, gjermanin, ballistin. Pastaj ėshtė realizuar me njė dashuri tė madhe njerėzore.Ka njė thirrje pėr paqe midis njerėzve,njė respekt.Prandaj ėshtė titulli "I dashur armik",qė don tė thotė nė tė ardhmen do jemi miq.Kėtė e dėshmon edhe sotmja si me gjermanėt e poashtu me italianėt e me qifutėt!"-thotė akorja e madhe,e cila nė kėtė film pėrfaqėson nėnėn ballkanase me gjithė tiparet dhe nuancat e saj.

"Jam munduar qė ta plotėsoj kėtė personazh nga gjithė bagazhi i nėnave shqiptare qė kam unė si aktore.I kėtyre nėnave tė mrekullueshme qė ndoshta nuk kanė bukė nė shtėpi,por kur troket dera do thotė:"Bujrum! Bashkė me dyert hapen edhe krahėt e nėnės!"-thotė Margarita Xhepa,e cila interpretoi me sukses roli e Nėnėmadhes me zemrėn e gjerė dhe shpirtin e sakrificės.

Njė jetė e tėrė me rolet dhe jehonėn e duartrokitjeve tė publikut. Por, edhe pse i vėshtirė dhe shpeshherė i dhimbshem, arti pėr tė gjithnjė mbeti i bukur. Cdo karakter i ri i fjeti nė njė pjesė tė qenies. Cdo rol i intepretuar, la prapa njė fashe drite, si kometa.Dhe, ēdonjėri prej tyre kujtime tė denja pėr kujtesėn. Por, kujtimin mė tė bukur e ruan nė Amfiteatrin "Epidhavro" tė Athinės sepse me paraqitjen dinjitoze nė "Elektra"-n e Sofokliut Amfiteatrin madhėshtor tė zbuluar para 100 vjetėsh, Margarita Xhepa jo vetėm jetesoi ėndrrėn e saj tė kahmotshme por nderoi kulturėn dhe artin shqiptar. Dhe, kėtė lavdi nuk ia fali askush. Kėtė e fitoi me kokrrat e djersės vit pas viti!

Ajete Beqiraj,Pavarėsia & Radio Peja

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org