Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
E lindur me 1932,nė Sarajevė, nga babai Fan-Nolist, i dėnuar nga Zogu me pushkatim si dhe nga nėna sarajevase, Tinka nuk ėndėrroi si cdo fėmijė tė kėndojė nė kor, tė kėrcejė nė balet apo tė luajė teatėr. Ajo pati nė zemėr sportin dhe nė fillet e saj u mor me atletikė, ku nė shumė gara qindmetėrshi doli e para. Mirėpo, kėtė qupė e cila qė nė barkun e nėnės u emėrua nga "T"-ja e praruar me yje, shkėlqimi I tyre e ndoqi pavetdishėm, sikur desh me kėmbngulje ta fuste nė tufėn e vet. Dhe, tashmė kur me dekada shkėlqen mes yjeve tė kinematografisė shqitpare, kryeprotagonistja e filmit tė parė shqiptar"Tana", Tinka Kurti, ende e ruan tė freskėt kujtimin e ditės sė parė kur nga Shkodra e largėt erdhi nė Tiranė: "Atėbotė erdha nė Tiranė pėr njė politeknikum tė ndėrtimit, qė ishte njė profil i detyruar nga shteti. Por, pas disa orė rrugė nga Shkodra, unė nė kryeqytet nuk pata vend ku tė fle. Fjeta vet e dyta nė njė shtrat shumė tė ngushtė dhe ende mė kujtohen pjatat, lugėt dhe pirujtė e aluminit me tė cilėt na shtruan tė hamė. Mirėpo, qė tė nesėrmen profesori kėrkoi konvikte ku vet e teta pėrfundova nė Liceun Artistik. Kjo klasė u shua pėr arsye tė kohės, ndėrsa unė bashkė me shumė shkodran tė tjerė u pėrjashtova pėr shkak tė biografisė sė tim et, si ish I burgosur nė burgjet e Jugosllavisė". Mirėpo, prishja e marrėdhėnieve me Jugosllavinė ishte njė fatbardhėsi pėr familjen e Tinka Kurtit, e cila pas internimeve tė gjata u rehabilitua. "S'ka qenė e lehtė dhe unė nuk kam qejf me i kujtue-thotė Tinka,-Kėtu kujtoj atė ciatitn e bukur tė Ali Podrimes qė e mbaj brenda shpirtit: "Pas shumė vjetėsh mundimesh vrava urrejtjen time pėr t'u cliruar nga vetvetja". Prandaj, njeriu duhet cliruar nga vetvetja! Dhe unė kam hyrė nė kor pėr njė kafshatė buke, pėr njė 900 gramėshe. Aty pastaj doli njė melodramė me muzikė tė Palo Kurtit tė vjetėr, dhe njė Andre Skanjeti, i vetmi njeri nė shkollė qė kishte mbaruar pėr regji nė Itali. E as unė se mora vesh, hapi derėn dhe tha: "Kjo do jetė nusja!" Dhe, unė nuk u preokupova, sepse thashė: "Hajt more se kėto kėngė popullore shkodrane do t'i kėndoj unė!" E disha se asht shumė i zorshėm. Por, kisha hall si do tė interpretoj se nė shkollėn e dramatikės hyra kot. Mirėpo, ndodhi e kundėrta. Sepse unė qajsha, se baba donte me mė dhanė pėr njė djalė tė pasun e unė dojsha njė tė varfėr. Dhe, ai burri i mencur, tha: "Kėsaj vajze I kanė dhėnė rrugė tė gabuar. Kjo duhet tė jetė aktore!" Por, Tinkės sė madhe shumė vonė iu mbush mendja se mund tė jetė aktore. Sepse, gjithmonė kishte njė dilemė brėnda vetes me mendimin se kishte gabuar profesionin. Prandaj, gjithė kohėn mendonte tė ikte mėsuese nė fshat. Se, ėndėrronte qė ata fėmijė tė sillnin cdo ditė nga njė vezė dhe me ato tė holla t'iu siguronte grykca tė zeza me jaka tė bardha. Mirėpo, rrjedha e jetės vazhdon duke e bartur drejt botės sė bukur tė artit, pėr tė cilėn edhe ishte krijuar. "Teatri ynė ishte konkurrent i fortė i Teatrit Kombtar. Dhe, mos tė harrojmė se Shkodra kishte 12 teatro nė clirim. Shumė herė ne i kemi marrė cmimet para Tiranės. Pikėrisht me atė Filen, (qė une e desha shumė), te "Toka jonė". Por, atė e kam qendisė tuj thanė vetes edhe tė tjerėve: "Baj unė pėr kėtė punė?!" Kėtu kam pasė njė britmė tė cuditshme pėr Murrashin. Por, nuk ėshtė se mė ka lindur e tillė. E kam marrė dikund! Unė kam dėgjuar shumė opera. Jam edukuar me operan dhe kam pasė fat qė, unė atij Palo Kurtit i mora nipin dhe hyna nė njė familje muzikantėsh. Njė burrė shumė i mirė. Nuk e shan kush burrin nė kėtė moshė. Por ai vėrtet ishte i mirė. I mirė me tė ba nervoz! Mė la me njė fėmijė! S'tė duhen gja fėmijėt e tjerė. Ti ke artin!-mė thoshte, se e donte mė shumė artin tim se sa mua. Por, unė kurrrė nuk u bera xheloze!-rrėfen Artistja e Popullit, Tinka Kurti. Kėshtu edhe mbeti. Ajo vazhdoi tė luaj role tė bukura me autor tė mėdhenj si Naim Frashėri, Kadri Roshi e Pjeter Gjoka. Me njė sondazh prej 258-9 rolesh, ajo pati fat tė luaj edhe nė filmin e parė shqiptar, "Tana". Edhe kjo ishte njė rastėsi e bukur, sepse u provuan tė tetė Tanat e tjera dhe kjo-e nėnta, fitoi-rrėfen Tinka. Por, edhe pse shumica prej regjisorėve, kritikėve, aktorėve tė brezit tė saj dhe spektatorėve mendojnė se ajo ėshtė aktorja mė e madhe nė Shqipėri, ajo e refuzon kėtė me modesti. Sepse: "Filmin dhe teatrin nuk e bėn njė njeri. Arti ynė ėshtė kolektiv. Njė gabim po ta bėj, unė e prish tėrė skenėn. Madje mund tė them se arti teatror ėshtė aq kolektiv, sa ai qė i thotė vetes jam i madh dhe jam e madhe, e ka gabim. Une jam artiste dhe kaq! Kam punuar me pėrkushtim. Faleminderit popullit qė na do dhe na vlerėson. Nuk i baj vetit me sy se kam shumė detyrime ndaj kombit tim, aq mė tepėr ndaj rinisė Se ėshtė kėnaqėsi e madhe kur njė grua tė ndal nė rrugė dhe tė thotė: "Na cmenden fėmijėt se duan t'I shohin filmat tuaj!" Kjo ėshtė kėnaqėsia mė e madhe, sepse edhe femija sot na do! Por, ndonėse luajit afėrsisht 300 role, Tinka Kurti kurrė nuk dijti tė ndaj njėrin prej tjetrit. Kėtė dashuri e shpreh dhe nė vargje, duke na thėnė: "Unė nuk jam poete dhe nuk shkruaj poezi.Por, ndonjėherė nė vetminė time unė shkarravis ndonjė gja, e gris, pastaj i mbledhi ato copat dhe e sajoj ndonjė rrenė tjetėr. Unė kam njė djalė tė vetėm dhe ai jeton nė Kanada dhe them kėshtu: "Tė dua o profesion/tė dua sa djalin tim/e ti nuk ke tė drejtė qė m'qorton/se tė dy jeni gjaku dhe shpirti im..." Pėr mua janė tė gjitha rolet, shpirti im, zemra dhe jeta ime! Mua nuk mė intereson sa kam. Unė mundohem tė jap sa mundem, sepse ai pėrsonazh ka tė drejtė tė jetoj pėr hir tė vetes dhe tė partnerėve. Prandaj, edhe e kam shumė vėshtirė t'I dalloj. Bota thonė: "Lum si ju.Por nuk ėshtė ashtu. Arti ėshtė shumė i lodhshėm! Psh.filmi "Yjet e netėve tė gjata" ka qenė shumė I lodhshėm pėr mua. Kam luajtur atė rol 38 vjec, me djem tė mi-korqarė e shkodranė sa mosha ime. Askush nuk e beson,por kaq kam qėnė. Regjisori pati besim tek unė dhe unė shkova e jetova me nėnė Pashakon e vėrtet. Pesėmbėdhjetė ditė hėngra bukė nė njė sofėr, fjeta nė njė shtrat. Mora shumė e dhashė pak. Dhe them kėshtu, sepse sa herė e shoh atė film mė duket e vogėl Pashakoja ime pėrpara asaj nėne madhėshtore, tė jashtėzakonshme". Mirėpo,edhe pse dėshira e Tinka Kurtit ishte qė djali I saj I vetėm tė ndiqte rrugėn e saj, ai la pas vetes njė film tė vetėm. "Qė t'jem e sinqertė, jo gjithė nanat ose baballarėt kanė fat tė kenė njė Ndricim, si Margarita Xhepa. Edhe pse unė isha aktore dhe bashkėshorti muzikant, djali im nuk mori nga ne. Ishte student I mrekullueshėm, por ai kishte qejf profile tė tjera. Dhe, vėrtet ai sot e ka gjetur veten dhe ėshtė shumė mė mirė. Ć‹shtė gabim qė prindi ngul kėmbė ta bėj fėmijėn artist, kur fėmija nuk do.Tash jam ma e shlirė se ai nuk asht ma aty. Unė nuk kam provuar as kur ka ardhė udhėheqėsi ma i madh i Shqipėrisė me pa shfaqjet tona, shqetėsimin qė kam provuar kur kam pa djalin tim tek luante. Trishtohesha! Dridhesha mas skene".-rrėfen Tinka Kurti. Artistja e Popullit, ruan kujtime tė bukura edhe pėr Kosovėn, tė cilėn se pari herė e vizitoi nė vitin 1980. "Ishim me "Bacėn e Gjetajve" dhe e kujtoj atė turne tė jashtėzakoshėm, sepse Tiranėn e pritėn shumė mirė, por Shkodrėn e kanė pritė shumė ma mirė. Se shumė gjana na lidhin, gjuha karakteri, sjellja. Pastaj, kam shkuar pas clirimit me karvanet e atyre familjarėve tė pėrndjekur. Kur kam arritur nė kufi, e luta kufitarin: "Ma vėj njė vulė kėtu nė pasaportė!" "Po ti je artiste. Nuk ke nevojė. Kalo!"-me tha. "Jo!-i thashė. E due kujtim, qė tė mos e shoh ma kurrė kėtė gur, kėtė piramidė qė tash e 19 vjet s'mė la tė shkel kėtė vend. Mund edhe tė vdisja pa e kaluar kurrė! Tinka Kurti intepretoi rreth 300 role, prej tė cilėve "Balada e Kurbinit", "Vdekja e kalit", "Unė e dua Erėn", "Mėngjese tė reja", "Nusja", "Dasma e Sakos", "Qortimet e vjeshtės", "Si gjithė tė tjerėt", "Besa e kuqe", "Flutura nė kabinėn time", "Edhe kėshtu-edhe ashtu", "Nata", "Zemra e nėnės" si dhe se fundmi nė shfaqjen teatrale "Streha e tė harruarve", me tė cilen u prezantuan nė tė gjitha trojet shqiptare, ku luajti me plejadėn e aktorėve tė Kinostudios "Shqipėria e Re", tė cilėt lanė gjurmė tė pashlyera nė artin kinematografik shqiptar. Ajete Beqiraj, Pavarėsia & Radio-Peja |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |