Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Kaloj rrethin e formuar nga ndėrtesat madhėshtore tė Operės,Teatrit Kombtar,Tirana International...Shikoj si gjithnjė drejt rrugės sė Bulevardit veshur nga te dyja anėt me kurorat e dendura tė drunjve,nė ballė te sė cilės ngrihet shtatorja e Skėnderbeut,qėndrimi krenar i sė cilės identifikon pafjalė pėriudhėn mė tė lavdishme tė historisė sonė kombtare. Drita e llambave tė rrugės mė pėrcjell edhe pėrgjatė "Rrugės sė Dibrės" ku jetonin dy artistėt e pėrmes grilave tė oborrit, njė kokė e zeze qeni mė uron Mirėseardhje. Edhe macja laroshe hidhet pėrreth vazove tė mėdha me lulet qė pėrbėnin njė kopsht tė tėrė. Terrasa e pushtuar nga gjelbėrimi, pėr njė ēast tė bėn tė mendosh se njė copė parajse ėshtė shkėputur nga qielli dhe ka rėnė mu kėtu. Por, salloni me shije tė hollė, muri me piktura,  rafti plot librash, njė aromė arti nė ēdo skutė, tė zbret serish nė tokė, duke tė kujtuar se kjo ėshtė vetėm njė shtėpi tiranase nė gjirin e sė cilės kanė folenė dy artistė.  Ishin kėta,ēifti-Natasha Lako dhe Mevlan Shanaj,tė cilėt i mbajnė dyert hapur pėr tė gjithė miqtė e dashamirėt e kėsaj radhe,edhe pėr njė copė Kosove e cila ishte aty nga dėshira e ēiltėr tė mėsonte mė shumė dhe t'i pėrhapte ato, pėr tė gjithė ata qė ishin tė etshėm tė dinin mė shumė. Sepse, sot ishin kufijtė e hapur dhe nuk na pengonte mė asgjė tė njihnim figurat qė nderojnė kombin.T'i njohim nga afėr, t'iu flasim, t'i prekim, sepse deri dje me tė drejtė ata pėr ne ishin tė paprekshėm...Hyjnor!

"Mė pėlqen tė takohem me njerėz. Mė pėlqen t'i ftoj nė shtėpi tė afėrmit, shokėt, njerėzit qė i kam pėr zemėr, e edhe ata qe nuk i njoh shumė por qė kam dėshirė t'i ftoj. Nuk ėshtė se mė pėlqen tė shtroj darka, por thjesht pėr muhabet. Nuk ėshtė as ajo se e kam pasion tė madh tė gatuaj. E kam me kapriēio! Bile edhe ju them se mos prisni se do bėj ndonjė gjė tė madhe. Por, thjesht dua t'iu kem pranė. Bile tash i kam rralluar ėmbėlsirat se nuk e ruaj dot linjėn! Mė parė e kisha pasion tė gatuaja ėmbėlsira, por tė cilat nuk i provoja pa e ftuar dikė ta provojmė bashkė. Sa herė i kam bėrė ndonjė provė, sa herė e kam vėnė veten nė punė mė shumė se zakonisht,kam dėshiruar ta ndaj me tė tjerėt"-flet Natasha, me thjeshtėsinė e njeriut tė dėshiruar afėrsisė sė njerėzve.

Natasha dhe Mevlani, njė shkrimtare me zė dhe njė artist-regjisor, jo vetėm qė lidhen fatin nė njė kurorė, por poaq ngusht gėrshetuan edhe degėt e artit. Mirėpo, edhe pse nuk janė tė vetmit artistė tė cilėt pėrkrah familjes  lanė gjurmė tė ndritura nė historinė e letėrsisė dhe tė kinematografisė shqiptare, ata janė ndėr tė rrallėt ku asnjeri nuk mbeti nėn hijen e tjetrit, por secili eci drejt jetės me trofeun e vet. Dhe, kjo ėshtė e veēanta e kėtij ēifti. Mirėpo, kur pyesim Mevlanin pėr bashkėshortėsinė nė mes dy artistėve,ai pergjigjet me modesti:

"Si e tė gjithė njerėzve tė tjerė. Veēse zihemi mė shumė,s epse kemi pėr se zihemi meqė punojmė bashkė. Njė konflikt mė shumė, do tė thoja! Por,mbi tė gjitha ne jemi dy shokė tė mirė. Dy krijues qė kemi provokuar njeri-tjetrin nė krijmtari!"

Mevlan Shanaj,ai artist i madh i Kinostudios sė dikurshme "Shqipėria e Re",ky regjisor me nam i kinematografisė sė sotme,nė familje ėshtė bashkėshorti mė modest nė botė.Ai na shėrben me pemė e ėmbėlsirė.Ai pėrkujdeset edhe pėr dy kafshėt e adhuruara shtėpiake,qenin dhe macen,tė cilėt nga mungesa disa ditore e ēiftit ishin mėrzitur vetėm.Dhe krejt nė fund,fare qetė terhiqet nė dhomėn e tij tė punės.

Ndėrsa, Natasha nė kėtė pyetje pėrgjigjet me tė qeshur:

"Pothuaj kam harruar kur jam martuar! Herė-herė themi me shaka, se mos jemi ndėr ata tė fejuarit e pėrjetshėm qė nė djep. Mendoj se ne na ka ndihmuar martesa, edhe pse po tė jetė pėr Mevlanin, unė i them se na ka penguar. Sepse duke qenė krijues, ne jemi egoist nė punėn tonė. Prandaj, ėshtė e vėshtirė tė jenė dy krijues bashkė. Por, nga ana tjetėr, martesa ka edhe tė mirat e veta. Sepse, kuptohet, siē thotė populli "Rrokulliset tengjerja dhe gjen kapakun". Edhe ne kėshtu e gjetėm njeri-tjetrin. Mirėpo, meqė ne kemi qenė shokė, unė akoma nuk e them dot siē thonė disa 'burri im'. Sepse, pėr mua mjafton tė them-Mevlani dhe ai tė thotė-Natasha. Ndoshta kjo ėshtė personale, por pėrse edhe mos ta them? Se, po tė ishte Mevlani ndonjė ingjinjer elektrik, edhe pse mund tė ishte i shkėlqyer nė profesionin e vet dhe poashtu  lexues edhe kritik i mirė, kur mendoj qė unė s'marr vesh fare nga ato, mė duket se nuk do kisha as objekt bisede me tė. Por, kėtu do ishte faji im, sepse unė nuk jam aq erudite sa tė dija edhe vet ato qė di ai. Ndėrsa, fusha e artit dhe e kulturės ėshtė aq afėr me njėra-tjetrėn dhe aq prezente pėr tė gjithė, sa qė shumica e njerėzve qė njihen do tė bisedojnė kryesisht rreth kėsaj teme. Ėshte fusha mė e zakonshme e bisedės!"

Shume libra tė Natashės dhe shumė role tė Mevlanit, lanė njė shkėndijė tė artė nė artin shqiptar. Por, projektet e realizuara bashkė, skenariste-regjisor, tė cilat sollėn nė ekran fytyrėn e kohės janė dėshmia mė e mirė se ky ėshtė njė bashkim fuqishė intelektuale i cili po shėnon njė pjesė tė historisė sonė me penėn e butė e njėkohėsisht mė tė fuqishmen: penėn e artit. Triumfi i parė i kėtij bashkimi fatlum ishte filmi "Fletė tė bardha", pėr tė cilin atėbote ēifti ishte mjaft i rrezikuar. Ndėrsa, suksesi mė i ri pėr tė cilin u fol shumė gjithandej ėshtė filmi "Lule tė kuqe-lule tė zeza". Por, jo edhe i fundit! Sepse, ata kanė nė dorė edhe projekte tė tjera. E edhe s'ka si tė jetė ndryshe, kur siē thotė Mevlani: "Familja jonė ėshtė njė familje qė merret me diskutime tė pandėrprera krijuese!"

Ajete Beqiraj, Pavaresia

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org