Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Rikard Ljarja: Ne Kosove e ndjej veten si peshku ne uje

Ajete Sh. Beqiraj:  Jeni ndėr figurat mė tė shquara tė kinematografinė shqiptare. Cfarė ndjenje ėshtė tė jesh "i madh"?

Rikard Ljarja: Nė fillim ėshtė njė ndjenjė e mrekullueshme,sepse duke qėnė njė njeri i zakonshėm pėrnjėherėsh bėhesh person publik. Dhe,te t'them te drejten eshte nje gnjrje shuem e bukru.Mirėpo,pas do kohėsh eshte njė privim i tmerrshėm,sepse nuk mund te besh ate cfare do.Je vazhdimisht nė sy tė opinionit publik,kėshtu qė nuk mundesh.Je i vetkontruar kudo e cdokund!

Ajete Sh. Beqiraj: Filluat me filmin Komesari I Drites”. A kujton sa role keni intepretuar gjithsejt?

Rikard Ljarja: Me t'thanė tė drejtėn edhe i mbaj mend edhe nuk i mbaj. Sepse,kanė qėnė shumė role edhe nė teatėr edhe nė kinema.Po nė film sidomos nuk ėshtė shumė meritė e aktorit.Eshte me tepėr meritė e regjisorėve dhe e publicitetit qė ka kinemaja.Duhet te jene diku dyzet role,edhe role tė vogla fare, karaktere .Nuk i kam bere naze kurrė rolit.Po nga tė gjithė filmat, spektatori dhe kritika ka vlerėsuar pesė, gjashtė,shtatė.Nuk mund t'jenė tė gjitha kryevepra".

Ajete Beqiraj: Jeni ndėr aktorėt e rrallė qė jeni edhe regjisor.ėshtė vetėm talenti dhe dashuria ndaj punės apo ėshtė edhe njė privilegj rasti pėr tė dėshmuar talentin?

"Unė mendoj qė ajo qė quhet “talent”, lind me njeriun. Kjo pėr mua asht absolute!Por,nė kėtė talent,nė atė dhunti qe t'ka dhenė Zoti, natyra, nana,baba,geni yt mendoj qė pėrfshihet edhe puna.Se,mund tė kesh dhunti por je dembel! Dhe,nuk je i talentuar se nuk ke ba gja. Prandaj,edhe puna eshte njė prej komponentėve tė talentit"!

Ajete Sh. Beqiraj: Kaluat nje jete si aktor-regjisor. Sa iu eshte pershtatur ky titull?

Rikard Ljarja: Mbaj mend se i kam thanė njė mikut tim njė ditė kur e pėrmendi punėn e aktorit, se "Unė nuk jam aktor!" "Si eshte e mundur?-me tha-Ti ke bere gjithė kėto role!".Unė e kam bere shumė mirė atė punė.Por,nuk jam aktor nė kuptimin e karakterit tė aktorit, tė racės sė aktorėve.Jam tjetėrgje une"!

Ajete Beqiraj: Megjithate, ju dhe aktoret e brezit tuaj sollet ne ekran fytyrėn e kohės…

Rikard Ljarja: "Atė nuk e di! Unė jam dakord se m'bėhet qejfi.Thonė qė kanė qėnė tė mirė,rolet,filmat.Bile-bile thonė qė brezi jone hoqi teatralitetin nga kinemaja dhe solli intepretimin kinematografik nė realizėm tė vertet kinematografik. Aktorėt luajnė nė teater-luajnė nė kinema. Por, dallimi ėshtė shumė i madh. Duhet tė dish ta ndash.Dhe, mė duket se ne kemi ditė!

Ajete Beqiraj: Dhe cili ishte shperblimi per gjithe kete pune?

Rikard Ljarja: Ajo epokė,rrethanat ekonomike politike, sociale, kanė qenė tė tilla qė ne kemi qenė rrogėtarė dhe unė kam qenė i shitur nė Kinostudion "Shqipėria e Re". Kam qenė i punėsuar dhe kam pas detyrė ta bėj njė film nė vit si regjisor dhe tė bėj njė rol. Pėr kėtė kam marrė njė rrogė.Kaq!

Ajete Beqiraj: Mbase dashuria dhe respekti I popullit ishte shperblimi me I madh…

Rikard Ljarja: Duartrokitjet kane qenė te jashtzakonshme kjo ėshtė e vėrtet.Dhe, unė edhe sot e kėsaj ditė ua ndjej jehonėn atyre duartrokitjeve.Ajo vazhdon,vazhdon, vazhdon...Njekohesisht, ndjej keqardhje per aktoret e rinj,te cilet nuk akne ku te deshmohen, sepse jetojne nė njė epokė tjetėr historike. Padyshim qė n'mes t'gjithė ketyre djemve e vajzave tė reja qė merren me teatrin, me dramėn, me kinemanė, ka tė talentuar tė jashtėzakonshėm se s'ka si t'jetė ndryshe. Do t'ishte absurde tė mendojmė se nuk vlejnė. Por,rrethanat kanė krijuar kushte tė tilla qė nuk kanė ku tė shfaqin talentin e tyne. Sepse, eshte organizimi krejt i ri.Sot, gjithėsecili do tė veprojė por nuk ka njė force qė do t'i thotė:"Eja kėtu!".Gjithėsecili do t'punonte me forcėn e tij pėr t'nxjerrė edhe bukėn,edhe duartrokitjen.Dhe,kėto janė tė dyja tė lidhura me njėra-tjetrėn.

Ajete Beqiraj: C“mendim keni pwr regjisorwt kosovarw?

Rikard Ljarja: Shikoni! Kosova ka regjisor tė afirmuar tė filmit dhe tė teatrit.Po,me sa nuhata une,kėto kohėt e fundit nė Prishtinė ka dalė njė racė e re regjisorėsh qė i dalin zot punės kotnasikot.Nuk dinė asgje ēka eshte filmi, megjithatė i dalin zot dhe e bejnė.Ky ėshtė njė guxim prej tė ēmenduni(dhe,unė guximin e pėrkrah!). Por,guximi pa die nuk shkon! Nuk e kam hallin tė paret se nuk jane paret e mia qė i hargjojnė. Por,gjynahi i Zotit tė hargjosh mund dhe tė bėsh kurrgja!"Megjithate, mendoj se filli i organizimit mund tė zihet serish. Se duhet ditur tė aktivizojne parate e popullit tė Kosovės pėr t'bėrė vepra dinjitoze filmike, "qė mos t'paraqitemi n'botė si legena por tė kemi dinjitet edhe n'kėtė fushė".Te dwshmojmė se pėrveē tė tjerave dimė tė bėjmė edhe film. Dhe, atje janė mundėsitė. Ka regjisor vėrtet tė zot atje qė kanė bere vepra dhe kanė fituar nėpėr festivale.Eshte Agim Sopi burrė i zoti,esht Isa Qosja....Unė nuk them tė bahet monopol i tyne kinemaja.Tė hynė edhe tė rinjt.Kam pasė disa student edhe kėtu shumė tė mirė,shumė tė apasionuar pas kinemasė e pas teatrit.Mund tė provojnė edhe ata,jo nė veprat gjigante por si fillestar.Dmth.tė bėjnė etyde,tė bėjnė filma tė thjeshtė dhe shkallė-shkallė tė ngjiten.Keshtu kemi bere te gjithė!

Ajete Beqiraj: Po ju a a keni pasur ndonjė bashkėpunim me kosovarėt?

Rikard Ljarja: Pėrveē qė kam bwrw ndonjė punė serioze nė Teatrin Kombtar tė Prishtinės,kam vwnw njė pjesė shumė interesante me aktor jashtėzakonisht tė mirė.Kam lujtė edhe njė rol nė njė dramė me regjisor Agim Sopin,me njė kolektiv tė atij Teatri dhe njė drejtor tė jashtėzakonshėm qė ju e njihni.Teki Dervishin,burrė i zoti,poet,dramaturg,(me mustaqe!).Dhe,mė ka bere shumė pėrshtypje ajo puna nė Prishtinė.Vėrtet kam qenė jashtėazkonisht i kėnaqur. Mė kish pas marrė malli me folė shqip!

Ajete Beqiraj: A mendoni tė keni forma tė tjera bashkėpunimi?

Rikard Ljarja: Unė jam i gatshėm tė bashkėpunoj me Kosovėn,sepse jam i lirė.Jam i gatshėm tė punoj edhe nė Teatėr edhe nė Kinema,pa diskutim-me kėdo.Por,nė punė serioze,jo ne videokaseta apo ku di unė se ēfarė?Te them te drejten,nuk i duroj dot.Kisha propozime edhe nė Prishtinė pėr kėto pune,por jam tėrheq.Nuk i bėj dot!

Ajete Sh. Beqiraj: Filluat me muzikėn dhe vazhduat me filmin.Mirėpo,pėr befasinė e shumė prej nesh,ju keni njė jetė tė tėrė qė merreni me shkrimet.Pėrse gjithė kjo heshtje dhe deri mė tash vetėm njė libėr i botuar?

Rikard Ljarja: Kam vėrtet njė jetė tė terė q'i shkruaj.Eshtė njė idiotėsi tė thuash pse shkruan.Eshte absurde! Me vjen te shkru,shkruaj dhe maroi kjo pune!Por,unė nuk i kam botuar nė atė pėriudhė pėr njėmijė arsye.Ndoshta ,duke qėnė i fushės teatėr-kinemasė kur hyra nė kufijtė e nji zhanri tjetėr,mund t'krijoja xhelozi.Unė ruhem shumė pėr kėto punė.Megjithėse thonė qė Zoti mos na lashtė pa armiq,megjithatė unė nuk dua armiq!

Ajete Sh. Beqiraj: A don tė thotė se me romanin "Njė humbėtirė kėtej rrotull" ju mė nė fund i keni bėrė sfidė kėsaj?

Rikard Ljarja: Unė tash kam botue njė libėr,asht e vėrtet!Eshte nė format xhepi qė kudo qė tė jesh nė stacion autobusi,nė stacion treni,nė taksi apo kudo tjetėr te kesh mundėsi t'i hedhėsh nje sy.Eshte epoka e njė ritmi tjetėr. Pėr librin tim thonė se nga ana kompozicionale,nga ana e ritmit ka influenca kinematografike dhe mue mė vjen mirė,sepse nuk ka si t'jetė ndryshe kur unė jam njeri i kinemasė.Dhe,meqėnse sot kinemaja ka pushtuar botėn,unė mendoj qė letėrsia e sotme duhet tė ketė influenca kinematografie.Tė jetė e shkurt, koncize,e saktė dhe me ritėm shumė tė fuqishėm,sepse nuk ka kohė mė njeri te lexoje(se po jap mendime pėr letėrsinė,tashti!) 

Ajete Sh. Beqiraj: Pak mė lart thatė se ruani kujtime tė mira prej nesh.A t'ka marrė malli t“vish nė Kosovė?

Rikard Ljarja: Sigurisht qe m'ka marrė malli! Unė e ndjej veten jashtėzakonisht mirė nė Prishtinė, nė Gjilan, e ndoshta sė shpejti edhe nė Pejė.E ndjej veten si peshku nė ujė! Edhe mė duket se edhe kosovarėt e ndjejnė veten shumė mirė me mua.Jo se jam i Shipnisė amė, por thjesht se jam Rikardi; Njeriu!

Viti 2004,Ajete Shaban Beqiraj, Zeri Ditor & Radio Peja

©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt