Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja
|
Dhe,pashė edhe me shumė se prita: pashė se si gjykonte botėn krimineli! Aty, si nė njė shirit filmi m“u shfaq parasysh gjithe llahtari i terrorit tė pėrgjakshėm. Zėri i tij mė solli klithmat e tmerrshme tė tė gjithė tė masakruarve nė mėnyrėn mė mizore. M’u paraftyruan trupat e tyre tė hedhur si lecka tė vjetra, apo tė varrosur kushedi se ku? Por,nė fytyrėn e tė ulurit nė bankėn e zezė nuk pashė asnjė shenjė pendese. Perkundrazi! Ai shkėlqente nė qeshjen plot ironi. Edhe kokėn mbante lart, pa iu turpėruar vulės sė turpit; vulės sė gjakut! Dhe, gulqonte bisha. Edhe i lidhur nė pranga gulēonte dhe me gjuhėn e gjarpėrit, serish tentonte ta helmonte botėn. Atė botė, sė cilės vetėm gjenocidi ndaj shqiptarėve ia hapi sytė. Dhe, zėri i saj i ngritur kundėr tij nuk ishte kėmbanė kobzezė qė po ia paralajmėronte fundin, se ai ende besonte fort nė maskėn e tij tashmė tė grisur.Pėr atė e tėra ishte njė melodi qė ia pėrkundte gjumin, se vetėm paturpėsia e tij nuk paska kufi! E pėrse jo?! Ai ėshtė i vetėdijshėm, se mė e keqja qė mund t’i ndodh ėshtė burgimi i pėrjetshėm. Dhe ajo nuk dhemb, sa do tė dhėmbte mbytja e masakrimi, varja apo plumbi...Nuk dhėmb sa shpirti i mijera njerėzve qė ua cungoi gėzimin e jetės. Atė nuk e rėndon sija e nuseve as lotėt e jetimave. Ai nuk e ndjen shkrumbin e nėnave zemėrplasura se ai nuk ka zemėr. Ai nuk ėshtė njeri! C’rėndėsi kanė gishtrinjtė e gjallė e tė vdekur,kocka e hije qė drejtohen drejt atij qė ua solli mortjen? Ai nuk do ti shohė, se ėshtė mė i verbėr se tė verbėrit. Se,atij ia ka zėnė sytė gjaku njerėzve tė pafajshėm! Cfarė rėndėsie kanė gjithė njerėzit qė duan ta vrasin ēdo ditė nga njė herė, nga njėmijė herė,derisa tė shpaguajnė ēdo jetė me jetė? Asnjė krim, nuk paska qenė aq i rėndė sa t’ia cungojė tė drejtėn pėr tė jetuar. Le tė dėshirojnė tė ia derdhin gjakun,t ia rrjepin lėkurėn,t““ia shkoqin mishin, t“ia nxjerrin mushkėritė…Le tė kėrkojnė hakmarrje pėr jetėt e pa jetuara. Asnjė nga jetėt e varura nė shpirtin meskin nuk e vlen ēmimin e jetės sė tij. Se, pėrkrah tė gjithave ai do tė jetojė! Dhe sigurisht, jo nė ndonjėrin nga burgjet e ēelbura tė Serbisė ku u dergjėn e po dergjen shqiptarėt nė vazhdimėsi. Atij nuk do t’i shqiptohet dėnimi i popullit as i Zotit,se kėsaj i thonė drejtėsi e shekullit modern. Burgimi i pėrjetshėm do tė duhet tė jetė mehlem pėr plagėt tona, edhe kur miliona vjet burgim e mijėra vdekje tė tij, nuk do ta kthejnė dritėn e shuar nė sytė e kaq njerėzve tė dėshiruar aq shumė lirisė...Jetės! Ai do tė jetojė!!! Do tė jetojė, apo do tė ekzistojė si njė lugat mes njerėzve,derisa njė ditė tė gėdhijė i ngulfatur nga pesha e mallkimeve! Ajete Sh. Beqiraj,Bota sot |
|
|
| ©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org |