Ajete Shaban Beqiraj-Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Njė klimė e tillė armiēesie po mbretėronte edhe nė Deēanin e paszgjedhjeve, qoftė nė familje, rrugė apo kafene. Pas rėnjes se LDK-sė ne zgjedhjet e fundit, simpatizantėt e AAK-se silleshin si zotėr tė vegjėl nė tokė sikur me fitoren e kėsaj partie edhe Kosova fitoi Pavaresine.  E gjithė kjo i shembėllentė njė komeide e dy muaj pas zgjedhjeve, u shndėrrua nė njė tragjedi, kur nė atentatin nė shenjestėr tė tė cilit ishte Tahir Zemaj dhe djali i tij Enisi, u pėrfshi edhe kryetari i FR tė Degės sė LDK-sė nė Deēan, Hasan Zemaj. Por, atėherė kur vajtonte mbarė Kosova, individė tė kėsaj partie tė verbuar nga bindjet politike, tė humbur nė injorancėn e tyre ngrehnin dolli. Vrasin apo i gėzohen vrasjes sė shqiptarit tė partis tjetėr, ka fare pak rėndėsi. Tė tillėt sikur nuk arinė tė kuptojnė se partia nuk ėshtė kandar me tė cilin maten vlerat nė shoqėri. Se ata qė i duhen Kosovės  janė njerėzit qė po vriten se dija dhe guximi i tyre armicve tanė po ua verbon sytė!

Atentat. Serish atentat. Dhe prapė shėnjestra-LDK-ja!

Vrasje e trefishtė e komandantit trim,e kryetarit njerezor,e studentit te ri  ne nje prite tradhtare ashtu sic dine vetem te pazotet. Krim nga kriminel qyqar, tė cilėt guxojnė tė ballafaqohen me trimat por te fshehur pas maskave vrasin nė prita. Edhe tri plage ne shtatin e Kosovės...E populli qėndron duarlidhur, nė pamundesi t’i nxjerrim kriminelet para drejtesisė! Forcat e sigurisė qė na kanė vėrshuar, kushedi pėr se, janė vetem dekor i rrugėve e i institucioneve ndonėse jemi tė vetdishėm se nė njė vend sa Kosova kushdo qė ka njė grime pushtet do mund tė gjėnte kriminelėt. Ndėrkombėtaret mbahen fort pas parullave tė zbrazta pėr njė Kosovė tė lirė, ndėrsa  nė gji tė kėsaj lirie vriten bijtė mė tė mirė. Na flasin pėr sigurinė, edhe atėherė kur nė mes tė qytetit kryhen vrasje kaq ēnjerėzore dhe mbesin mister. Na flasin pėr tėrėsinė e Kosovės “njė dhe tė pandare” pėrderisa qyteti i Mitrovicės mbahet i pėrgjysmuar. Pėr "paqen dhe stabilitetin” derisa para syve tė ushtarėve paqeruajtės vriten vlerat e luftės-paqja qė po mundohemi ta ndėrtojme...Hovi i rinisė, nė shpatullat e sė cilės ka varur shpresat i gjithė kombi!

Nė dheun tonė krimi po lėshon rrėnjė!

 E krerėt tanė, nė vend se tė bashkohen pėr tė ērrėnjosur farėn e keqe, akuzohen mes vete. Armiku ėshtė pėrbrėnda nesh dhe kur dy njerėz grinden, i treti edhe tė vret. Ne kemi gjarpėrin nė gji! Po mos tė harronim kėtė fakt do ta dinim se partitė, aty ku nuk ka vetėdie pėr sistemin shumėpartiak, janė veēse njė thikė mes popullit. Apo, po tė mbaheshin fort pėr njeri tjetrin, nuk do tė kishin nevojė pėr reklama e blerje votash, se populli do ta dinte vetė rrugėn e tij. Po tė ishin mė syqelė, tashmė do ta kishin arritur synimin dhe sot do tė ishin ballhapur para popullit qė ua besoi votėn. Se, ky populli nuk ėshtė me i pa dije sa tė vrapoje verbėrisht pas krerėve sikur bagėtite. Ai ėshtė ngopur me fjalė. Do njė tė thėnė e njė tė bere, njė rrugė tė qartė se ėshtė lodhur nga udhėkryqet. Njė pushtet qė nuk nxit ndarje e pėrqarje, por qė di t’a bashkojė popullin nė njė sepse mė parė se tė jemi tė njė partie, jemi tė njė gjaku; tė njė barku!

Lufta e fundit nė Kosovė, do tė duhej tė ishte mesim pėr ne. Llahtari qė pamė me sytė tanė, do tė duhej tė na shėrbente si mėsim pėr jetėn tonė, nė mos si shembull edhe pėr gjeneratat qė do tė vinė. Do tė duhej tė na mesojė tė jetojmė bashkė. Te na bindė se vėllai i fortė nuk do tė thotė mbetje nėn hijen tė tij, por shpėtim pėr qė tė dy. Por jo! Lufta dogji edhe zemrat, por krimbin e xhelozisė nuk e cenoi. Pushtuesi i kėtij funshekulli shkuli me rrėnjė ēdo gjė qė patėm mbi dhe, por lakminė nuk mundi ta ērrėnjosė. Ndjenjat e rrėnjosura thellė nė ne, na janė bėrė sėmundje tė cilat fryma e lirė i shndėrroi nė epidemi qė po na helmojnė pėrditė. Edhe pas gati kater vjet lirie, nėn kulmet tona vaj pas vaji e kuje pas kuje...E populli shikon me duar ne bri tek i vriten bijte ne prita! Shikon e loton me shpresat qė po fiken pėrditė pėr njė tė ardhme tė mbarė tė Kosovės. Dhe, hesht e lengon, mes dhėmbjes sė tė sotmes dhe nėn ethet e sė nesėrmes, kur dora e armiqve tė lindur apo tė shitur, do tė shuajė dritėn e mėndjeve tė cilat do tė duhej ta udhėhiqnin Kosovėn drejt Pavarėsisė. Serbia ka njė betejė tė vetme me njė armik tė hapur-shqiptaret e Kosovės, pėrderisa populli ynė krejt papritur ėshtė gjetur nė njė udhėkryq tė pėrgjakshem i rrethuar nga armiq. Ata shfaqen gjithnjė pėrherė me maska tė reja, por gjithnjė me tė njėjtėn shėnjestėr: figurat mė tė shquara tė kombit tonė. Prandaj, zgjohuni! Pesha e pėrēarjes suaj po bie mbi supet e popullit dhe pėrderisa nuk flasim me njė gjuhė, Kosovėn do t’a pllakosin netėt ogurzeza. Bashkohuni! Pėrderisa nuk bėhemi grusht, mallkimi i Zotit do tė qėndroje mbi ne. Ai mallkim qė vije nga jashtė apo nga kriminelėt qė kemi brėnda, pėr fatkeqėsine dhe turpin tonė. Te bashkohemi dhe te ngritemi tė gjithė nė kėmbė, derisa tė gjejmė: KUSH po tenton ta shemb Kosoven ende pa u rimėkėmbur mirė? PĖRSE po na e vrasin lirinė, nė themelet e tė cilės bėmė fli bijtė dhe bijat mė tė mira tė kombit? DERI KUR kur do tė na i shembin shtyllat, do tė na i kėpusin gjymtyret?! Tė gjithė tė pyesim me njė zė edhe miliona herė: “KUSH?”, ”PĖRSE”?, ”DERI KUR?!!!”...Derisa trupat e martirizuar tė Kolonel Zemajt, Hasanit dhe Enisit tė ri, tė mbesin viktimat e fundit tė krimit tė organizuar, nė Kosovė!

Ajete  Beqiraj, Bota Sot

©2006-2008 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kontakt - kosova.org