Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Reshat Arbana: Te besh rol don te thote te dalesh nga vetja jote

Ajete SH. Beqiraj: Keni njė zė tė rrallė.A e falenderoni Zotin pėr kėtė dhunti?

Reshat Arbana: M“ke bėrė lėvdatėn mė tė bukur.Po,e falenderoj!

Ajete SH. Beqiraj: Na u desh shumė kohė t'iu arrisim.A jeni gjithnjė kaq i pakapshėm?

Reshat Arbana: Pėrkundrazi.Por,kjo ndodhi ngaqė s'i kam shumė nė qejf intervistat.Jeni e para nė kėtė shtrirje kohore qė po mė bėni intervistė.Por, meqė mė ke ardhur nga Kosova jam i detyruar t'iu mirėpres, sepse dihet dobėsia ime pėr Kosovėn dhe vėllezėrit kosovar...

Ajete SH. Beqiraj: Tė fillojmw pra, sa nuk keni ndwrruar mwndje(qeshet). Z. Arbana, Kur e ndjetė pėr herė tė parė se fusha nė tė cilėn pėrkisni ėshtė teatri dhe filmi?

Reshat Arbana: Po, unė nuk e di moj Jetė, nėse mund t'i them vetes artist. Njė aktor yni qė nuk ėshtė nė mesin tonė thoshte se kur i kalova 15 vjet vjet jetė artistike nė Teatrin Kombtar,unė e ndjeva se mund tė jem aktor. Dhe,edhe unė tek tash ndoshta e ndjej se mund tė jem bėrė aktor dhe mund tė luaj mirė.Sepse fusha e Artit dramatik ėshtė e paanė,e pafund.

Ajete SH. Beqiraj: Don tė thotė atė qė e ka kuptuar masa kohė mė parė, juve ju deshėn kaq vjet ta pranoni?

Reshat Arbana: Wshtė e vėrtet! Dhe,unė tash e kuptoj pėrse gjithė ky respekt i madh popullit ndaj nesh. Sepse, ne i dhamė teatrit dhe kinematografisė pėrsonazhe dhe karaktere tė tillė qė kanė hyrė nė zemrat e popullit.Pėr tė mos thėnė pastaj tek ju, nw Kosovw edhe mė shumė.Do tė jem borxhli gjithė jetėn pėr respektin qė kanė treguar pėr mua dhe figurėn time.Dhe,po ju them si burrat, kam frikė tė vi nė Kosovė sepse mė duhet t'iu jap xhevap tė gjithėve. Ne nuk jemi shpėrblyer. Por,kemi marrė njė nderim dhe respekt qė s'ka tė paguar!

Ajete SH. Beqiraj: Ju filluat me rolin nė filmin "Komesari i Drites" pėr tė vazhduar me role gjithnjė mė tė spikatura...

Reshat Arbana: Po. Menjėherė pas mbarimit tė Shkollės sė Lartė pėr Aktor "Aleksandėr Moisiu",karrierėn time fillova me njė rol negativ te Nikollė Mustaqeziut ose Klyshit tė Dodės.Dhe,pikėrisht kėtij "klyshi tė Dodės" ia di pėr nder se fill pas realizimit tė kėtij roli,tė parit nė kinematografi,erdhėn edhe role te tjera.

Ajete SH. Beqiraj: Galeria e portreteve tuaja ėshtė e pasur dhe e larmishme. Janė rreth 60 role nė film me te cilat dhe rreth 35 nė teatėr,me c'karaktere duhej tė pėrshtateshit. A ishte vėshtirė?

Reshat Arbana: Sigurisht qė nuk ėshtė e lehtė! Mirėpo, duke jetuar me popullin,duke pirė duhan e raki me njerėz tė profesioneve tė ndryshme,duke dėgjuar se si reagojnė, se si dėgjojnė,se si nxehen,se si bėrtasin,kjo mė ka ndihmuar shumė. Sepse,tė bėsh njė rol,don tė thotė tė dalėsh nga vetja jote. Nuk mund tė bėhesh kriminel, kur nuk ther dot njė pulė.Por,duhet tė bėhesh si ta dojė puna. Dhe,unė siē ia kam arritur tė jem i dashur ia kam dalur tė bėhem edhe i urryer.Por,sa iu pėrket roleve negative,unė kam pasur propozime tė mos bėj role negative se qenkam pėr role babaxhane e burrash tė mirė. Megjithatė,edhe unė kam gjynahet e mia, kusuret e mia si ēdo njeri tjetėr.

Ajete SH. Beqiraj: A ka ndonjė nga kėto role pėr tė cilat sot mendoni se do mund te jepnit mė shumė?

Reshat Arbana: Po si jo? Nuk mund tė jenė tė gjitha role tė goditura. Ka role qė, me tė thanė tė drejtėn,nuk dua t'i shoh mė. Kam patur njė rol nė filmin"Dueli i heshtur",njė rol edepsėz,njė qen bir qeni qė e urrej veten kur e shoh. Por,mund tė them se i kam nja dhjetė qė i kam tė zemrės,edhe pse pėr aktorin e mirė nėqoftėse lė dy tre role tė mirė nė jetėn e tij, ėshtė gjė e madhe. Sepse,mund tė bėsh edhe 300 role,por ikin dhe nuk mbetet gjė prej tyre.

Ajete SH. Beqiraj: Dhe ato role "tė zemrės" janė?

Reshat Arbana: Po nuk e di tash sa kanė pa vėllezėrit andej? Por, unė do tė pėrmendja psh.dramėn "Familja e peshkatarit",tė Sulejman Pitarkės,ku kam patur rolin e Selim Brukės.Njė nga rolet qė e kam dashur shumė dhe me vjen keq qė nuk ka mbetur,sepse ėshtė regjistruar nė aparatura jo tė pėrshtatshme. Unė nė pėrgjithesi jam aktor i heroikes, i tragjikes. Nuk jam i planit estradesk. Mbase edhe karakteristikat e jashtme i kanė shtyrė regjisorėt tė mė japin role qėndrore, me peshė dramatike dhe heroj. Kam luajtur personazhe dhe figura tė njohura historike dhe politike, ndėr tė cilat veēoj Isa Boletinin,sigurisht,sikur t'ia shtoje edhe njė episod 12 minutėsh qė pėr fat tė keq i ėshtė hequr pėr ato budallėqet e kohės. Mė ka vrarė nė shpirt dhe mė dhemb akoma nė shpirt, pse ajo pjesė nuk ėshtė gjetur mė! Kur ėshtė shfaqur pėr herė tė parė nė Kolektivin e "Kinostudios",ėshtė pritur me shumė duartrokitje vetėm pėr njė fjale,tė cilėn nuk mund ta pėrmend se mė mbėrthejnė emocionet...

Ajete SH. Beqiraj: Megjithatė, edhe pa atė episod ju sot jeni njeri ndėr figurat mė tė shquara tė kinematogrsfise sonė. Kujt ia dedikoni suksesin tuaj?

Reshat Arbana: Po e them,se kam mundur tė pėrfundoj si njė automekanik,i strukur nė atė qerdhen time pa mė njohur njeri.Por, puna ime,dashuria pėr profesionin, ndihma e shokėve dhe eksperienca e Teatrit Kombtar bėri qė unė tė evidentohem si edhe shumė shokė tė tjerė e tė bėhem njė personazh qė gėzon respekt gjithandej.Ky ėshtė njė respekt qė nuk e gjen nė tė gjitha profesionet. Sepse,njė politikan edhe nėse kujtohet, kujtohet pėr keq.Kurse,aktori e ka fatin e madh se bėhet i pavdekshėm.Njerėzit gjithnjė do tė kujtojnė kush ka qėnė Kadri Roshi,Sulejman Pitarka,Sander Prosi,sepse ata e kanė ushqyer popullin shpirtėrisht.

Ajete SH. Beqiraj: Ju ishit ai qe ju dhate jete vargjeve revolucionare te Ate Gjergj Fishtes dhe pėrmes audio-kasetės "Atdhetaret" bartet epizmin e maleve tona nė ēdo kėnd ku ka shqiptar. A do t“na thuani diē mė shumė lidhur me kėtė...

Reshat Arbana: Tash mė keni prekur nė tel…Dhe, bėtė mirė! Unė nuk kam shkėlqyer ndonjėherė nė recitimin e vargjeve,deri nga vitet '88.Por,duke shfletuar Fishtėn e madh edhe njė herė,dhe duke parė nė Radio Televizionin e athershėm tė Kosovės tėrė ato maltretime, persekutime e vuajtje tė vėllezėrve tė Kosovės,unė i hyra kėsaj pune me shpirt dhe nė vitin '89,arrita tė bėj njė audiokasetė me anė tė sė cilės iu bėra thirrje shqiptarėve se tashmė ka ardhė koha tė ngrihen.Dhe,kur iu thoja :"N'kamė bre burra, n'kamė! Cka jeni mshef ner furka tė grave si do rrole tė kqija?!..."-dojke zemra me m'dalė prej krahėrorit.Kjo audio kasetė u shpėrnda nėpėr botė dhe mua me vjen mirė qė edhe sot e kėsaj dite marr telefonata edhe nga Australia pėr intepretimin e kėtyre vargjeve,tė cilave jam pėrpjekur t'iu jap jetė.Doja t'i thoja popullit tim se mjaft mė. Nuk shkon gjithmonė:"Shuj shuj!...Shuj shuj!" Dhe,mė vjen mirė qė ma dėgjuan nja dy pėrqind fjalėn dhe u ngritėn!

Ajete SH. Beqiraj: Po burrave te Kosoves se pasluftes e vecanerisht atyre burrave qė janė nė krye, c'porosi do t'u jepnit?

Reshat Arbana: Do kisha shumė mesazhe pėr popullin tim…Do tė thoja se jemi bėrė copė-copė.Njė konflikutalitet i paparė nė mes tė politikanėve, qė nė fund tė fundit,kėta janė fytyra e kombit.Dalin jashtė shtetit dhe na pėrfaqėsojnė neve.Atyre do t'iu thosha,tė fillojnė tė mendojnė mė shumė pėr kėtė rini qė endet rrugėve e kafeneve. Ndėrsa, popullit do t'i thosha se shumė shpejt e keni harruar luftėn. Jashtezakonisht shpejt! Dhe,unė bėj ēudi tė madhe si ėshtė e mundur tė ndodh kjo?Duhet tė kujtojmė tė paktėn njė herė nė ditė ato vuajtje, ato sakrifica, ata lotė nė sytė e nėnave. Jeta bėn punėn e saj. Por, tė bėn mirė ty nėqoftėse i kujton! Dhe, unė dua t'i pėrgėzoj tė gjithė ata njerėz qė merren me manifestimin e kėtyre datave tė rėnieve tė heronjve. Nėse nuk jemi tė zotėt tė bėjmė punėn e tyre, tė falim gjakun si ata, tė paktėn tė pėrkujtojmė veprėn e tyre. Tė mos i marrim nėpėr gojė!Se kam dėgjuar(mos t'iu vie keq!),se shumica duan ta fshinė fare atė luftė dhe se trimat duan t'i kthejnė nė frikacak. Wshtė pėr tė tė ardhur keq!Unė e kuptoj se asnjėherė nuk kanė munguar palaqot e tradhtarėt.Por,kjo luftė filloi sepse duhej tė fillonte! Wshtė e qartė qė nuk mund tė perballohej nga ajo ushtri. Por, ishin ata djem qė i dhanė ato krisma se nuk shkon mė kėshtu. Pastaj, bota i thirri mėndjes qė ky popull do ndihmuar dhe lufta u mbėshtet! Prandaj, mesazhi im do tė ishte: “Populli duhet t'i thėrras mėndjes, t'i thėrras zemrės e shpirtit e tė lidhet ndėr vete. T'i lėrė armiqėsitė qė na morėn nė qafė dhe tė shohė nga ardhmėria, se sinqerisht po them, kėshtu siē jemi nisur nuk kemi asgjė nė terezi. Nuk jam pesimist. Absolutisht! Gjithmonė bėhem optimist kur shoh njė brez tė ri qė ėshtė shumė i pėrgatitur edhe nga ana politike pėr tė udhėhequr njė shtet. Por, nuk i lėnė pleqtė kėta djem shumė tė mirė, pa mentalitete e paragjykime.E pra,me kėtė rast dua tė uroj edhe qė tė shohim sa mė shumė fytyra tė reja nė politiken shqiptare, pa zėnka e hasmeri, tė mendojmė mė shumė pėr Shqipėrinė se sa pėr vete. Uroj tė kemi dashuri, dashuri, dashuri ndėr vete!

Viti 2004,Ajete Shaban Beqiraj, Zeri Ditor  & Radio Peja

©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt