Ajete Shaban Beqiraj - Gazetari

Portret | Raporte & Kronika | Reportazhe | Intervista |Parashikime | Autorja

Prof. Abaz Hoxha, Historian i Kinematografisė

Profesori Hoxha, pas gjithė kėtyre studimeve ka njė vizion tė qartė pėr kinematografinė shqiptare, sot.

"Ka njė paradoks tė madh, se kinemaja shqiptare pati njė rėnie mirėpo ka edhe njė shpresė tė madhe, sepse nė saje tė kuadrove tė talentuara qė kemi nė regji, nė interpretim e nė fusha tė tjera ka filluar tė ecėn pėrsėri, pavarėsisht se me ritme mė tė ngadalshme se dikur, kur shteti bėnte deri nė 14 filma nė vit. Unė ia kam kushtuar gjithė jetėn kinematografisė. Por, derisa t’i botoj edhe ato qė i kam tė pergatitura unė nuk do tė prehem i qetė"-thotė historiani I filmit, Abaz Hoxha.

Libri "Filmi artistik shqiptar '84-2004", I cili ndėrkohė del nga shtypi plotėson komplet filmin artistik shqiptar tė kinematografisė dhe televizionit.

"Vėllimi i parė ka dalė para disa vjetėsh dhe pėrfshin pėriudhen '53-84, pra qė nga filmi "Skenderbeu"-rrėfen Abaz Hoxha. U botua vetėm nė shqip, sepse atėherė nuk pata mundėsi ta botoj edhe nė anglisht. Pastaj, kisha shumė telashe me regjimin etj. Ndėrsa, ky libėr ėshtė edhe nė variantin anglisht. I ka tė gjithė filmat artistik tė kinematografisė dhe tė televizionit tė periudhes '85-2004’ dhe fillon me njė analizė qė unė e kam quajtur “Ngritja dhe rėnja e kinemasė shqiptare".

Nė kėtė libėr janė pėrfshirė rreth 137 filma tė kinematografisė dhe televizionit tė kėsaj pėriudhe si dhe portrete tė regjisorėve dhe bibliografi, ku cdo studiues mund tė gjėj materialin e nevojshėm qė tė merret me studime tė ndryshme. Aty ėshtė bibliografia e shtypit pėr secilin film, titujt, cmimet, diplomat e gjithė c'kanė marrė filmat nė festivalet kombtare ose ndėrkombtare. Libri ka edhe pėrmbajtjet e filmit nė shqip e anglisht. Por, kėtu profesori ka njė brengė:

"Unė Kosovėn asnjėherė s'mund ta ndaj nga Shqipėria, sepse pėr mua qė tė dyja janė njė. Mirėpo, fatkeqsisht, kam pasur informacion shumė tė paktė pėr Kosoven dhe ato qė i kam pėrdorur nė enciklopedi, nuk kanė dalė tė plota. Mirėpo, unė duhet patjetėr tė vi nė Kosovė, sepse kam synime tė tjera. Nė librin e parė me titull "Arti i shtatė nė Shqipėri", dhe nė njė liber tjetėr qė u botua me 2002 "100 vjet kinema nė trevat shqiptare", kam trajtuar rrjetin shqiptar tė kinemave. Kėtu kam trajtuar sigurisht edhe disa filma qė janė gjiruar nė Kosovė. Kosova kishte vėshtirėsitė e saj se ajo vepronte nėn tutelin e Serbisė. Ajo nuk ishte e lirė tė bėnte cfarė do dhe duhej t'iu pėrshtatej politikave tė tyre"-thote Abaz Hoxha, pėr tė cilin "Kosova ėshtė njė vend tepėr i virgjėr qė ka fusha tė gjėra pėr tė vepruar. Profesori kujton aktor shumė tė mire si Abdurrahman Shalėn-themelues I Teatrit bashkė me motrėn e tij dhe njėrin ndėr themeluesit e Kosovafilmit. Si kinooperator cek Afrim Spahiun, I cili ka marrė pjese nė filmin shqiptar "Koloneli Bunker" dhe ne filmin e fundit tė Mevlan Shanajt "Lule tė kuqe-lule tė zeza". Bile, sipas mendimit tė tij, Kosova nė kėtė drejtim ėshtė pėrpara Shqipėrisė. Por ai nuk lė anash as Cun Lajcin, pa bėre fjalė pėr Bekim Fehmiun, i cili ka carė nė ekranin evropian dhe nė atė botėror.

Ndonėse studioi nė Cekosllovaki pėr ingjinjeri elektronike, nė njė kohė kur studionin cfare iu jepnin, Abaz Hoxha nė kinematografi u fut me njė qėllim tė caktuar.

"Unė nuk honepsja dot fuqitė e medha qė mundoheshin tė pėrvetėsojnė kulturėn e vendeve tė vegjėl. Atėbotė u bė propagandė e madhe qė kinematografinė e kanė krijuar rusėt. Jugosllavėt thoshin se e kemi krijuar ne. Bulgarėt pėr vete. Dhe unė, pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn iu futa studimit. E me kėtė rast do t'ua sjell edhe nje detaj nga jeta ime! Ishte natė e vitit tė ri, 1984. Unė vazhdoja tė studioja atė qė kisha filluar dhe vetėm kur ra ora 22, u ngrita tė festoj ardhjen e Vitit tė Ri. Kur u shtrova nė sofėr, edhe pse ne jemi vetem dy veta nė sofer pashė katėr pjata. Kur e pyeta bashkėshorten se pėr kėnd janė kėto dy pjata, ajo ma ktheu: "Janė pėr vėllezėrit Manaqi!"-rrėfen profesori me tė qeshur.

Por, ai pas katėr vjetėsh studimesh ia doli qė tė zbulojė se Vėllezėrit Manaēi, kineastėt e parė nė trevat ballakanike, nuk ishin maqedonas-sic pretendonin tė tjeret, por ishin shqiptar.

"Ata vinin nga zonat matanė Gramozit, qė tash e ka Greqia dhe pikėrisht nga fshati Avdela, i cili gjėndet nė mes tė Konicės, Meēovės dhe Grebenesė. Nga veprat e tyre mė tė rėndėsishme janė gjirimi i manifestimit me rastin e Kongresit tė Manastirit, udhėtimin e Sulltan Muratit-tė fundit turk nga Selaniku nė Manastir, pushtimin e manastirit nga serbėt, Kongresin e Dibres me 1009-tė e shumė ngjarje tė tjera-rrėfen profesori, I cili sė shpejti do tė nxjerr njė liber pėr veprimtarinė e vėllezėrve Manaēi.

Por, cfarė mendimi ka profesori pėr gjeneratat e reja, tė cilat do tė bėjnė filmin?

Profesori shkroi edhe nė fushėn e kritikės dhe midis tjerash ishte edhe shkrimi "Quo vadis kinematografia shqiptare", ku trajton problemet e konematografisė, por edhe tė teatrit nė Shqipėri.

"Kėtu ėshtė ndėrtuar njė numėr i konsiderueshėm teatrosh, qė sot pothuajse janė mbyllur. U ngritėn njė varg shtėpi kulture, tė cilat pothuajse nuk ekzistojnė ose janė shndėrruar nė Bingo. U ngritėn kinema tė reja nga shteti, tė cilat poashtu  nuk ekzistojnė. S'po flas pėr institucione tė tjera tė shumta kulturore, pavarėsisht se objektet tjera muzeale mund t’i korrigjosh, sepse mund te jene bere me tendenca etj.etj. Mirėpo, muzeu s'ka pėrse tė mbyllet, sepse ėshtė histori e kombit. Kėshtu qė ishte njė paradoks i madh qė u shkatėrrua njė pjesė e tyre. Gjeneratat e reja jo kot kanė njė lloj frikė nga e ardhmja. Unė jap mėsim nė vitet e treta tė regjisė dhe tė interpretimit. Njė ditė nė provim i shikoja studentėt, tė tulatur. I pyeta, pse rrinin kėshtu? Ata shikuan njė herė njėri-tjetrin tė menduar dhe ma kthyen: "Po mirė, mbaruam studimet. Cfare mė tutje?".

Nė njė aspekt kanė tė drejtė. Sepse, kemi njė Teatėr Kombtar dhe njė Kinematografi qė gjiron shumė pak filma me mjete shumė tė kufizuara financiare. Ku do tė veprojnė kėta aktor ose kėta regjisor? Kjo i shqetėson edhe kuadrot e reja, se edhe televizionet qė janė ngritur, ende janė tė pafuqishme pėr tė ndėrmarrė gjirimin e filmave. Kėshtu qė nė kaq pak filma s’kanė mundėsi tė aktivizohen tė gjithė aktorėt".

Pėrkundėr kėsaj, profesori beson nė talentėt e rinj pa pėrjashtuar edhe rolin e shtetit nė pėrkrahjen e tyre. Tė rinjtė tanė mund tė shkėlqejnė gjithandej, se:

"Ne elementin e kemi. Por ky element do ndihmuar, se po na ikin! Balerinėt shqiptar fitojnė cmimet e para nė Itali. U bė konkursi nė televizion nė Itali dhe tre balerin shqiptar dolėn nė finale e fituan. Ashtu edhe nė kenge e nė tė gjitha fushat!”- flet profesori me besim nė tė rinjtė shqiptar, tė cilėt I kėshillon qė tė kenė kėmbėngulje, se nuk ka kala qė nuk e pushton njeriu kur e ka dėshirėn e vullnetin e fortė.

"Njeriu duhet tė caj nė jetė, tė gjezdis vet, tė ketė kėmbėngulje qė tė arrij synimet e veta. E kam nga pėrvoja ime dhe them: "Njeriu qė nuk ka lėnė gjurmė nė jetė, ėshtė e kotė qė ka jetuar".

Ajete Beqiraj, Pavarėsia, me 26 qershor 2004

©2006-2009 ajete-beqiraj.com - Indexi i Faqės - Lidhje - Kalender 2009 - Kalender 2010 - kosova.org - Kontakt